Sa e dhimbshme të shikosh këtë fytyrë të vuajtur që ka sjellë në jetë qenie njerëzore që sot e shkelin me këmbë si pa të keq. Si mundet një fëmijë të braktisë personin që i ka bërë kokën dhe ta injorojë në këtë mënyrë, si mund të ekzistojnë njerëz të tillë që nuk duan nënën e tyre.
Kjo nënë që ju shikoni në foto është një gjyshe që është vjedhur nga nipi dhe po “vritet” çdo ditë në shpirt nga djali i saj. Nipi i saj i ka vjedhur pensionin dhe 5 pulat me të cilat ajo ushqehej. Në momentin që nënë Hafizja i ka thënë djalit se është vjedhur ai është përgjigjur me arrogancë duke i thënë që “te rrinte mire se do e hidhte nga shkallet”.
“Kjo gjyshe ka tre dite qe ha buken thate per shkak se nipi i ka vjedhur pensionin dhe 5 pulat me te cilat ushqehej ….Kur iu ankua te birit iu pergjigj se duhet ta linte te qete ndersa kur i kerkoi nipit ti kthente te pakten leket pergjigja qe kish marre ishte “te rrinte mire se do e hidhte nga shkallet”…Rrefimi i nene Hafizes e cila eshte braktisur dhe nga i biri ka bere qe kolegia e tv lokale “Real Tv” mos te mbante dot lotet ….Pas trajtimit te rastit mediatikisht njoftuam dhe organet perkatese te cilat nisen nga puna menjehere per te shoqeruar nipin e saj. Cfare lloj njeriu mund te jet dikush qe braktis nenen apo dikush qe arrin ti vjedhe leket e bukes gjyshes?Nena eshte e shenjte dhe kushdo qe shkon apo vjen nuk e zevendeson dot….Duajeni nenen miq sepse eshte nje dashuri qe nuk mund te krahasohet me asgje tjeter ne kete jete…”, shkruan gazetari Enrik Mehmeti.















