• Latest
  • Trending
  • All

Beteja jonë për lirinë, urdhër rifillimi

09/04/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 25 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Beteja jonë për lirinë, urdhër rifillimi

09/04/2016
in Kulture

Për figurën e tij të shquar si përfaqësues i denjë dhe i veçantë i letrave bashkëkohore shqipe, si dhe të kontributit të spikatur e të rrallë si eseist dhe publicist, shkrimtari Zija Çela është dekoruar me “Nderi i Kombit” nga Presidenti Bujar Nishani. Në ceremoninë e mbajtur në këtë rast me akademikë, botues, artistë, shkrimtarë, kritikë dhe miq, Çela ka mbajtur Fjalën, quajtur rrëfim për tri qasje, të cilën e botojmë ekskluzivisht

Nga Zija Çela

Është e njohur përvoja se kur një shkrimtar mban një Fjalë, në të vërtetë ai s’mban fjalim, por rrëfehet. Unë po e nis rrëfimin tim për tri qasje.

  1. Shumë vite të shkuara, në fillimet e detyrës së tij, Presidenti Mejdani organizoi një takim me shkrimtarë e artistë. Folën mjaft autorë, kolegë të talentuar, vëllezër të komunitetit që i përkas. U tha e çfarë nuk u tha, pati shumë ankime të hapta e rënkime të nënkuptuara, u qa halli i strehimit, i vendeve të punës, madje edhe nevoja e lëvizjes, e udhëtimeve me dieta nga shteti. Po më vinte me plas prej dhembjes. Nga një anë ndieja mjerimin dhe inercinë e sistemit nga vinim, nga tjetra shkallën e varfërisë sonë, por më strapaconte edhe vetëdija se ku ndodheshim dhe çfarë mund të parashtronim aty. Kur m’u afrua njëri nga këshilltarët me dëshirën që të flisja, më gjeti të gatshëm.

Muri i Berlinit është rrëzuar tashmë, por jo ai humani, universali i gjithëkohshëm që për pakalueshmëri ia thyen rekordin edhe atij të Kinës. Dhe kjo mizori nuk është tjetër veçse kurrizi i njeriut. Sa herë ia kthejmë shpinën njëri-tjetrit, ne ngremë në mes një mur. E pra, pikërisht duke njohur këtë mur, domethënë antagonizmin epik të forcave tona politike, çka ka mbetur njëlloj epik e komik edhe sot e kësaj dite, në atë takim shtrova vetëm një çështje: Kërkova që institucioni i Presidentit të luante pa u lëkundur rolin e vet kushtetues.

Meqë hyra në këtë shteg, unë s’kam më alibi për t’iu shmangur ndonjë opinioni, pasi ju, zoti Nishani, nuk jeni rishtar por prej kohësh kreu i shtetit. Sipas meje, çdo vend i madh ka nevojë për zonja e burra të mëdhenj. Por për vende si i yni janë të mjaftueshëm zonjat e burrat e virtytshëm, që me formimin e tyre, devotshmërinë për ligjin dhe ndërgjegjen e pastër, marrin përsipër detyra të epërme. Për mbajtësin e peshores janë të pafalshme animet mes palëve, kurse pajtimet e mospajtimet, pëlqimet e mospëlqimet ndaj tij, në pluralizëm janë krejt të pritshme, si lulet dhe hithrat në diversitetin e Natyrës. Sa herë përmend virtytet, i pari në radhë më vjen dinjiteti. Kam kënaqësinë të pohoj, zoti President, se në kaotikën e një politike dëshpërimisht të përlyer e të zhurmshme, barrën e detyrës ju po e mbani në supe me dinjitet institucional e njerëzor, thjeshtësisht dhe pa bujën e pompuar që buçet. Këtë vit, kombi ynë do të ketë një shenjtore të përbotshme, Nënë Terezën. Por edhe gjuha laike e shtetit ka diçka, së cilës i jep shenjtërim. Është Kushtetuta, që në vendet, të cilat aspirojnë për demokraci, ndonëse herë ndryshohet e herë dhunohet, prapëseprapë mbiquhet e Shenjtë.

  1. Nuk mbaj mend qyshkur kritika profesioniste dhe rrethi i lexuesve më kanë “akorduar” bujarisht një ofiq, atë të Mjeshtrit. Unë kurrë s’e kam pranuar mistifikimin e shkrimtarëve, por kjo nuk do të thotë se vetë krijimtaria nuk ka diçka mistike. Prandaj po zbuloj njëfarë sekreti, që kurrkund s’e kam rrëfyer më parë. I kam thënë prej së hershmi shpirtit tim që të hapet, në mënyrë që aty të mos ketë vend vetëm për njërin, Mjeshtrin, por edhe për tjetrin, Artistin. Sepse sapo mjeshtri ta vrasë artistin brenda një shkrimtari, zhvillimi i tij i mëtejshëm ndalon. Është artisti ai që, me gjithë respektin për perfeksionin, i bën trysni rregullave të mjeshtrit, kërkon ta reformojë atë, ta tërheqë përtej kanoneve si përtej honeve, ta çojë atje ku letërsia fiton modernitetin bashkëkohor, në yrtet e fantazisë së ndezur dhe trilleve shkrimore, me një fjalë, atje ku akti krijues nuk është vetëm proces, por edhe sublimim. Tash që morën edhe kredencialet presidenciale, me gjasë, ata dy të mitë do të jenë pajtuar, se ndihen të dy të përkëdhelur. Por për së shpejti, ai i treti, Zija Çela kundër Zija Çelës, do t’ua tundojë sedrën me urdhrin për rifillimin e betejës, pasi ndeshja e tyre është liria ime krijuese.
  2. Që nga vitet ’90 e kisha ndarë mendjen, doja që matanë t’i shkoja Zotit pa gjë në dorë, i dëshiruem që gjykimi të bëhet fillikat, pa asnjë mbrojtje të këtejshme. Rrethanat e jetës, pastaj, sikur ma zhbinë shijen e gëzimit për vetveten. Veçse pa ma zbehur kurrë atë përçuesin binjak, ndjeshmërinë ndaj dhembjes e gëzimit të tjetrit. Prandaj sot, kur e lexoj kaq dukshëm harenë tuaj për mua, patjetër, patjetër gëzoj edhe unë me ju. Është e bekuar Dashnia njerëzore, drita e së cilës mbetet gjithmonë e pazëvendësueshme, sepse atë nuk e prodhon ndonjë turbinë çeliku me ujë, por vetë zemra e brishtë me gjakun e saj.

*Fjala e mbajtur në Presidencë me rastin e dekorimit “Nderi i kombit”

Presidenti dekoron “Nderi i Kombit” shkrimtarin Zija Çela

Presidenti Bujar Nishani ka vlerësuar dje gjatë një ceremonie solemne ku ishin të pranishëm akademikë, profesorë, botues, artistë, shkrimtarë, kritikë arti, miq dhe dashamirës, shkrimtarin Zija Çela me dekoratën “Nderi i Kombit”, me motivacionin: “Në vlerësim të figurës së tij të shquar si përfaqësues i denjë dhe i veçantë i letrave bashkëkohore shqipe, si dhe të kontributit të spikatur e të rrallë si eseist dhe publicist”. Në fjalën përshëndetëse Presidenti Nishani theksoi se: “Jemi mbledhur në Institucionin e Presidentit të Republikës, për të vlerësuar së bashku punën e një shkrimtari, redaktori, prozatori e personaliteti, një njeriu unik në letërsinë moderne shqiptare, i cili me mendjen e penën e tij, krijon një botë sa për veten, aq edhe për çdo lexues që prek krijimtarinë e të nderuarit, Zija Çela. Ne presim prej tij akoma vepra po aq të arrira, si ato që ka realizuar deri tani, të cilat do të jenë burim frymëzimi i brezave të rinj dhe arkiv i denjë i fondit më të lartë shqiptar në Bibliotekën tonë Kombëtare”. “Një individ që ka një pasion në jetë, si ajo e zotit Çela ndaj botës së shkrimit, e kultivon atë, duke prodhuar çdo herë vepra me vlerë letrare, duke shtyrë imagjinatën dhe duke bërë që lexuesi të futet në një botë larg realitetit, por edhe afër asaj. Shpirti i madh dhe i dhembshur i shkrimtarit Zija Çela përbën një rast unik në letrat shqipe. Ai shfaqet jo si prozatori më i rëndësishëm pas Kadaresë, siç janë shprehur plot dashamirës të autorit, por si një planet letrar, krejt më vete, i pakrahasueshëm. Ky vizion i tij ndaj realitetit të sotëm shqiptar, si dhe përtej tij, duke kapërcyer kohë, me mënyrën e tij origjinale të ekspresionit narrativ, perceptimi dhe filozofia origjinale mbi gjithësinë, fryma gjithherë e pranishme e dashurisë përballë urrejtjes, e jetës përballë vdekjes, janë këto cilësi që e bëjnë atë shkrimtar të dashur për lexuesit shqiptarë”, –theksoi Presidenti Nishani.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021
Post Views: 58
Previous Post

Vila e Enverit në ish-Bllok do hapet për publikun

Next Post

Konispol, arrestohet kryefamiljari që rrihte rregullisht gruan dhe fëmijët

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Konispol, arrestohet kryefamiljari që rrihte rregullisht gruan dhe fëmijët

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.