• Latest
  • Trending
  • All

Proletarizimi i fshatarësisë në Shqipëri

09/04/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 25 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Proletarizimi i fshatarësisë në Shqipëri

09/04/2016
in Kulture

Raste studimi konkrete janë marrë zona e Bulqizës dhe Kukësit, por verifikimi etnografik dhe analiza shtrihet shumë më gjerë se kaq. Metoda shpreh një ndërthurje në mes etnografisë dhe sociologjisë. Nën Shenjën e Modernitetit, përvijon një truall teorik antropologjik i prekur prej shumëkujt, por pak i analizuar

Nga Nebi Bardhoshi

Libri ‘Nën Shenjën e Modernitetit: Antropologji e proceseve proletarizuese gjatë socializmit shtetëror’ me autor Dr. Olsi Lelaj, studiues pranë Departamentit të Etnologjisë, IAKSA, Tiranë, ndërton argumentin teorik mbi mënyrën shtetërore të prodhimit të proletariatit në Shqipëri, gjatë periudhës 1944-1990. Ky libër u botua së fundmi nga shtëpia botuese, Pika Pa Sipërfaqe, Tiranë. Lelaj mund ta kishte quajtur librin edhe Nën thundrën e Shtetit, apo Nën Tiraninë shtetërore, por ka preferuar “shenjën”, e cila mbart barrën e vet kryesore që moderniteti ka në çdo trajtë të tij, që të përshënjojë njerëzoren.

Vëmendja është përqendruar te proletarizimi i fshatarësisë në Shqipëri. Raste studimi konkrete janë marrë zona e Bulqizës dhe Kukësit, por verifikimi etnografik dhe analiza shtrihet shumë më gjerë se kaq. Metoda shpreh një ndërthurje në mes etnografisë dhe sociologjisë. Koha e hulumtimit është e shkuara komuniste, e cila nuk është krejt e shkuar, përsa kohë ajo ka përshenjuar trupin dhe mendjen e shumicës së shoqërisë që jeton në ‘post-socializëm’. Në këtë mëyrë, libri Nën Shenjën e Modernitetit, përvijon një truall teorik antropologjik i prekur prej shumëkujt, por pak i analizuar me qëllim të kuptuarit e  teknikave shtetërore të prodhimit një Njeriu të ri, të një Kulture të Re, e ku proletarizmi është procesi dhe instrumenti kryesor. Jo pak antropologë e, në tërësi studiues të ndryshëm, që merren me  qëmtimin e Shqipërisë post-socialiste, nuk hezitojnë të rrokin si aksiomatike pikëpamjen se socializmi ishte i tillë vetëm për nga ana formale, ndërsa thellë-thellë ai ishte një version i nacionalizmit. Kjo tezë është kundërshtuar nga ata që komunizmin në shqipëri e konsideronin si antikombëtar, pra dhe jo nacionalist. Unë mendoj se, edhe pse autori Lelaj se ka qëllim t’i mëshojë fort këtij debati, vetë teza që artikulon në Nën Shenjën e Modernitetit, hedh dritë se si ‘socializmi shtetëror’, në Shqipëri, shpreh një ndër rastet tipike ku shteti klasifikon shoqërinë si një shoqëri pré. Kjo shoqëri bëhet e ribëhet nga shteti, dhe ideologjia shtetërore, ajo e socializmit në trajtën e stalinizmit nuk është dytësore përkundrejt ideologjisë nacionaliste. S’do fort mend të thuhet se kjo dinamikë ndryshon kohë pas kohe, por asnjëherë nuk kemi triumf të njërës e kapitullim të tjetrës.

Pse  ka vlerë të shqyrtohet e rishqyrtohet periudha komuniste në Shqipëri? Çdo periudhë kohore do të ishte interesante për të parë rolin e shtetit në raportin me kulturën dhe njerëzoren në tërësi, por periudha komuniste, do të ngelet një ndër “trojet” sociologjike më interesante për t’u lëvruar. Komunizmi në Shqipëri, jo vetëm se ka përvijuar jetën njerëzore në kohën e tij, por  ende ngelet njëri prej kryeshenjuesve të veprimtarisë dhe identiteteve të kohës së sotme. Prandaj analiza antropologjike e realizuar në librin Nën Shenjën e Modernitetit, mbart rëndësi sa për kohën kur “komunizmi vepronte si sistem’ aq sa për rëndësinë që mbart sot e kësaj dite si përsa kujtohet e si përjetohet. Shteti gjatë komunizmit, shpallet e shfaqet njerëherazi si ‘agjencia’ kryesore e krijimit të sistemeve të matjes së njerëzores, ndërsa njësia matëse shfaqet kultura. Shteti merr përsipër, gati në çdo trajtë të modernitetit, ta bëjë ‘njeriun njeri’ e shoqërinë shoqëri, këtë duke krijuar institucionet e qëmtimit të sociales dhe njerëzores. Herë me ‘histori të pjesëzuara njerëzore’ e herë herë ‘me histori totale njerëzore, apo ‘histori totale shtetërore’.  Dr. Lelaj, përzgjedh me kujdes objektin, shenjën kryesore, atë të proletarizimit të shoqërisë prej shtetit. Si vëren autori, temë kjo e menjanuar prej antropologjëve të socializmit.

Sado t’i përvidhemi asaj kohe, komunizmi përfaqëson një mastar që dikush në jetën private dhe publike mund të matet për mirë e për keq, të matë e shpalos njerëzoren në të tashmen. Për më tepër, rëndësia e të hulumtuarit me një analitikë antropologjike shtohet, kur kemi parasysh rendjen e shfrenuar të të mirëfilltave dhe merituese nën emërtesën disiplina shkencore. Pa mohuar asnjë grimë, libra e botime me qëllime njohjen e çashtërt, po pa ndroje mund të themi se botimet në shqip, vendase dhe të huaja po të doni, dominohen nga një garë për të bërë vend në historinë e së tashmes. Ndër më të nguturit janë ato qasje që kanë për qëllim përdorimin e komunizmit si mastar të së sotmes. Të ngërthyer te miti i “vlerës së dokumentit” harrojnë apo skajojnë qëllimisht njerëzoren. Të parit e njerëzores si krejt të manipulueshme, dhe këtë manipulim si të paverifikueshëm prej studiuesit, shtyn drejt mitizimit të dokumentit shtetëror si burim të vetëm shkencor dhe çkualifikimin e kujtesës.  Libri Nën Shenjën e modernitetit  i merr në konsideratë të dy burimet e të dhënave, e jo vetëm. Merr në shqyrtesë ditarin, literaturën e kohës, median, dhe procedon pa pasur qëllim t’i mbushë mendjen dikujt se ajo çfarë thuhet është krejt e kryekëput e vërteta.  Studiuesi Lelaj është koshient teorik, prandaj merr me kujdes në shqyrtim kritik gjithë çdo të thënë empirike, qoftë atë që vjen prej gjinisë së dokumentacionit, qoftë atë të kujtesës kolektive apo personale.

Një vëmendje e posaçme, dhe që më duket se krijon dhe kushtet për shtigje të tjera hulumtimi, është vëmendja kushtuar rolit të kurrikulave shkollore në procesin e kolektivizimit, e kësisoj dhe proletarizimit. Në këtë mënyrë, ndërtohet një kritikë ndaj punimeve antropologjike të socializmit dhe post-socializmit për moskushtim aq sa duhet të vëmendjes ndaj atij procesi që autori e quan ‘proletarizim konceptual’. Marrja në analizë e shtetit si krijues i klasës punëtore, i mundëson autorit gjithëshatu në ndërtimin e kritikës ndaj teorive antropologjike e sociologjike, që nuk e kanë marrë shtetin si krijues të proceseve proletarizuese, por e kanë parë vetë shtetin dhe proletarizimin rrjedhojë të raporteve ekonomike. Zhvendosja e vëmendjes nëpërmjet rastit të komunizmit shqiptar mundëson autorin të ftojë studiuesit e socializmit dhe në përgjithësi të modernitetit të konsiderojnë si një trajektore me përmasa ‘globale’ ku shteti ka luajtur rol qendror në këto procese proletarizuese. Në funksion të analizës kritike, krahasohen shoqëritë afrikane, aziatike, amerikano-latine etj, krahasime që rrisin mundësinë e hulumtimit, por dhe mundësojnë shquarjen e të përbashkëtave dhe përveçësive të këtyre proceseve. Roli i monetarizimit në proceset proletarizuese, mënyrës se si shteti prodhon punëtore me pagë, roli i sistemit të taksimit, lejimi ose jo i ekonomisë dytësore në ekonomitë e centralizuara, janë marrë në shqyrtim nga Dr. Lelaj, si nyje themelore të  rrjetës së mënyrave aplikimit të ‘socializmit shtetëror’, e kësodore,  të artikulimit të shtetërores në jetën e përditshme.

Një temë me shumë interes që lexuesi mund të gjejë në këtë tekst, janë format e rezistencës individuale dhe kolektive kundër procesit të kolektivizmit, apo gjatë periudhave të ndryshme. Ndër to shënojmë ‘vjedhjen apo sabotazhin’, ‘rezistencën me lotë’, ‘mospranimin hapur të futjes në kooperativa bujqësore’, ‘përdorimin e sistemit, dhe të retorikës shtetërore si një ombrellë për ta shtyrë apo evituar kooperativizmin etj.

Në antropologjinë e socializmt dhe post-socializmit ka pasur dhe ka plot debate teorike për mënyrën se si antropologjia dhe shkencat humane në tërësi duhet t’i rreken analizës së kulturës dhe shoqërisë përgjatë komunizmit dhe pas rënies së tij. Ndër to do të veçoja tensionin në mes theksimit të unikaliteti i sejcilit socializëm dhe në anën tjetër krijimi i një uniformizmi të të gjithë socializmave në Europën Lindore. Libri Nën shenjën e modernitetit e sjell në mënyrë të përmbledhur këtë debat, e shtrin atë dhe në mënyrën se si është artikuluar mbi objektin e antropologjisë social-kulturore. Pastaj merr në shqyrtim traditën e kërkimit etnologjik në Shqipëri, dhe specifikisht ndalet te etnologjia shqiptare qoftë si shkencë që është marrë me studimin  e socializmit, por dhe duke e parë atë, pra etnologjinë si një ‘fakt etnografik’ në vetëvehte. Duke vepruar kështu Dr. Lelaj përfshin kulturën e shkrimit si objekt të shqyrtimit antropologjik, e madje shkon më tej, duke përfshirë vetë etnologjinë si të tillë. E gjithë këtë e shikon lidhur ngushtë, apo si formë të prodhimit shtetëror të dijes apo dijeve humane në kushtin diktatorial. Metoda etnografike, apo vetë metoda ‘participant obervation’ bëhen objekt shqyrtimi nga autori.

Libri Nën Shenjën e Modernitetit, nuk është një përmbyllje argumentesh, ai përbën një argument me vehte dhe një kritikë për shumë studime mbi socializmin, dhe njëherazi përbën një projekt afatgjatë të kërkimeve antropologjike mbi modernitetin e modernitetet në Shqipëri dhe me gjerë.Nën Shenjën e Modernitetit, është kontribut në antropologjinë kritike dhe mbi antropologjinë mbi socializimin e, njëherazi është një antropologji për modernitetin, shtetin dhe pushtetin. Kontribuon për të hulumtuar më nga afër trashëgiminë politike të komunizmit në post-komunizëm.  Kontribuon mbi debatin teorik rreth mundësisë së ushtrimit të antropologjisë brenda dhe jashtë shoqërisë prej nga vjen studiuesi. Kontribuon për ta pozicionuar më tej kërkimin antropologjik në Shqipëri përkundrejt displinave si historia apo sociologjia apo shkencat politike, apo në tërësi rreth asaj që kam quajtur ‘antropologji albanologjike’.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021
Post Views: 70
Previous Post

Fotolajm/ Ky ishte projekti i vitit ’70 për qendrën e Tiranës

Next Post

Shqipëria, bunkerët dhe turizmi

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Shqipëria, bunkerët dhe turizmi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.