Lideri radikal serb, Vojsllav Sheshel, është shpallur edhe zyrtarisht person i padëshirueshëm në Kosovë dhe të njëjtit i është ndaluar hyrja në territorin e shtetit. KALLXO.com ka siguruar një kopje të vendimit i cili është nënshkruar nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.
Vendimi i nënshkruar më 4 prill 2016 e detyron Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe organet e tjera që t’ia ndalojnë Sheshelit hyrjen në Republikën e Kosovës.
Sheshel para dy javëve është shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës në akuzat për krime të luftës në Kroaci dhe Bosnjë dhe menjëherë ka nisur një seri deklaratash të ashpra ndaj vetë tribunalit si dhe armiqve të dikurshëm të Serbisë.
















