Kuvendi përfshihet nga kaosi pas fyerjeve pa mikrofona që u bënë në sallën parlamentare. Deputeti Edi Paloka tenton të qëllojë deputetin Erjon Brace, dhe vetem ndërhyrja e Gardes nuk lejoi perleshjen fizike mes tyre. Gjithcka ndodhi pas një sherri pa kamera e mikrofona mes deputetit të majtë Brace me deputetin e djathtë Ristani, raporton gazetarja Marsela Karapanco.
Brace flet nga vendi
Ristani: Po klysh kone, po, po flet ti klysh kone
Brace i kthehet: Buçe, buçe
Berisha flet nga vendi
Brace i kthehet: Si s’të vjen turp, turp të të vijë
Berisha: Je klysh i vogël ti…
Kaq dhe Paloka drejtohet tek vendi ku ndodhej Brace dhe tenton ta qëllojë. Garda rrethon Bracen dhe nxjerr mediat nga salla e Kuvendit.















