Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se është shokuar dhe është habitur nga vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese se Hashim Thaçi është zgjedhur në krye të shtetit në mënyrë kushtetuese.
Pacolli, i cili ishte rrëzuar nga posti i Presidentit nga Gjykata Kushtetuese për shkelje të procedurave gjatë zgjedhjes së tij, ka thënë se është habitur nga fakti se gjatë zgjedhjes së tij kërkoheshin të gjithë deputetët, e për Thaçin vetëm dy të tretat.
“Shihet qartë që ka qenë një gjë e përgatitur. Tash mua më jepet një dyshim që ky instrumentalizim për t’u zgjedhur Presidenti në kohën kur jam zgjedhur unë, ka qenë lojë. Ka qenë një gjë e orkestruar”, ka thënë Pacolli në emisionin Rrokum Roll, në televizionin Rrokum.















