Rëndohet pozicioni i David Cameron në lidhje me skandalin “Panama Papers”. Gazetat britanike zbulojnë në të vërtetë detaje të reja mbi skemën përmes së cilës babai i kryeministrit anglez, Ian, i është fshehur prej dekadash tatimeve në Britani, duke iu shmangur taksave që arrijnë shifra të mëdha.
Shtypi zbulon që Ian Cameron, i cili ka vdekur në vitin 2010, ka drejtuar që nga 1982 shuma të mëdha parash në Amerikën Qendrore, duke përdorur emra të ndryshëm të falsifikuar.
Shqetësimi në shtëpinë Cameron është i madh: përballë pyetjes nëse pjesë të thesarit të familjes Cameron është akoma në Panama, zëdhënësi i kryeministrit u përpoq ta likujdojë vetëm me frazën “çështje të familjes”. Përgjigje që duket se nuk i ka kënaqur as anëtarët e pallatit mbretëror.shqip















