23 vjeçari Jurgen Kurti i cili qëlloi për vdekje me thikë babain e tij 50 vjeçarin Artur Kurti, është një personazh i njohur në botën e biznesit.
Para se të kryente vrasjen ai ka postuar në facebook një foto me yllin e hip-hop Rick Ross, i cili do të performojë mbrëmjen e nesërme në një nga lokalet e Tiranës.
“Bëhet fjalë për Rick Ross”, shkruan Kurti në fb.
Sipas infomacioneve mendohet se kishte edhe ekskluzivitetin e disa pijeve të shtrenjta për Shqipërinë gjë që shpjegon edhe jetën e tij të shtrenjtë.
















