Për prejardhjen dhe për Gjenealogjinë e Veprën e HASAN PRISHTINËS kam filluar të interesohem nga fundi i viteve të 60- ta të shekullit të 20-të, në të gjitha Arkivat shtetërore të Jugosllavisë, të Vjenës, të Tiranës e të Shkodrës. E kam shënuar Kujtesën historike në Drenicë e në të gjitha viset e Kosovës,në Shkup, Tiranë e në Shkodër. Dhe si në burime, ashtu edhe në Kujtesën historike Hasan Prishtina, thuhet se rrjedh nga Vëllazëria stërgjyshore VELIU (VELIQI) të Polacit të DRENICËS. Gjurmëve të këtyre burimeve më 24 prill 1977,duke i pasur me vete pleqtë më në zë të Palacit shkova në “Varret e Katunit” te “Likeni”, ku janë të varrosur Barqet e fisit Berishë nga “Paganizmi”, të varrosur në drejtimin jug –lindje. Aty i hyra leximit të “Nishaneve”, dhe në vendin “Krye vorreve” afër një lisi shekullor e gjeta të vdekurin që ma diktonte Kujtesën historike, Katragjyshin dhe Pestagjyshin e Hasan Prishtinës. Për fatin e problemit që dallkaukët në fushë të historiografisë e bënë Çështje për marre të Zotit, u ruajt Blloku Nr. 5 i shënimeve të 24 prillit 1977. Në Gurin e Varrit shkruan: “El-mehrum vel- magfur Abdull-llah bin Ali, ruhiçyn elfatiha, sene 1213” që i përgjigjet vitit 1798. Gjyshi i Hasan Prishtinës, Haxhi Ali Berisha del se e trashëgoi emrin e Gjyshit të vet -Ali Veliqit. Sipas kujtesës historike të ndjekur me kujdes një familje nga Vëllazëria e Veliqëve shkoi në Mikushnicë (fshatë i afërm),e cila me kohë do të quhet Manxholl (nga turqishtja bijtë e MAN-it- ardhacak) Gjyshi i Hasan Prishtinës, Haxhi Ali Berisha u shkëput nga Manxhollët e shkoi në qëndren e “Nahisë” në Vushtrri. Kujtesa historike në Palac e shënuar më 28 e më 29 qershor të vitit 1977 e saktëson pa asnjë dilemë se Rizah Manxholli i Mikushnicës Hasan Prishtinën, e ka një shokë (brez), më afër se sa Veliqët e Palacit. Sipas shumë gjasave, Ali Veliqi, Gyshi i Hasan Prishtinës shkoi në Vushtrri i pa martuar, pak vite pasi i kishte vdekur i ati Abdullahu (1798) Shikimi i fakteve me analizë shkencore tregon se sikur Aliu të kishte qenë i martuar do të ishte ruajtur kujtesa për të bijtë e Haxhi Aliut, si nipa të dikujt në Drenicë. Edhe për faktin se Ata u bënë alamet burra të rëndësisë pushtetore e kombëtare, e veçantë tre nipat e Haxhi Ali Berishës: Syleman Aga (pashë më 1898), Zejnullah Begu, Vuçiterrni e Hasan beg Prishtina, të cilët famën e arritën me mbështetje në lidhje gjaku me Drenicën e jo në lidhje krushqie. Këtu duhet të konstatojmëedhe faktin se së paku nga vitet e 90-ta të shekullit të 19-të pasardhësit e Haxhi Ali Veliqit në burimet konsullore serbe janë quajtur “Shishkoviç”, nga turqishtja “Shishko”( i trashë). Lexuesin tim kam nderin ta informoj saktësisht se: Nëna e Hasan Prishtinës, gruaja e Ahmet Haxhi Ali Veliqit-Berishës ishte Vushtrriase e pikërisht: Nexhibe Haxhi Sallahu (sipas Z.Fahri Buçinca është quajtur edhe Salih). Realisht, Haxhi Ali Veliqi, e dimë nga burimet arkivale se i ka pasur tre djem që kanë pasur trashëgimtarë. Të bijtë e Haxhi Ali Veliqit, kishin miqësi e krushqi: me Mulla Haxhi Zekën (Pejë), me Ali pashë Dragën(Mitrovicë) me Zia pashë Gjinollin (Prishtinë) me Sylejman pashë-Berishën-Prishtinën, me të bijtë e Emin Agës (Sllatinë e Moravës së Epërme), me Begollët e Pejës, me Shaban Pashën e Shkupit. Djali i madh i Haxhi Ali Veliqit, Mehmeti (nuk ishte i martuar me Drenicase), ishte haxhí me autoritet, në vitet e 70-ta të shekullit të 19-të pati pushtet në Rrethin e Vushtrrisë ishte Kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për Vushtrri dhe përfaqësues i kësaj Dege në Komitetin Qendror të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i nënshkruar herë “Haxhiu” e here Haxhi Mehmet. Sipas kujtesës zymtë të ruajtur në Vushtrri i la djemtë: Sylejman Agën (i cili më 1898 mori gradën “pashë”, vdiq në Vushtrri më 1918), Abdurramanin dhe Jusufin (ishte pashë proturkë jetoi e vdiq në Stambol) dhe Nefisën e martuar në Vushtrri për haxhi Hysen haxhi Aliun). As djali I Dytë i Haxhi Ali Veliqit, Mahmuti (nuk ishte i martuar me Drenicase) ,ishte kontraktorë në projektin të hekurudhës Mitrovicë-Shkup-Selanik, e përfunduar më 1873 Mahmuti e la Zejnullah beg Vuçitërnën,( ishte rreth shtatë vjet para: Hasan Prishtinës), e mbështetja kryesore e Hasanit, lidhja e parë e Tij me vendlindjen stërgjyshore, Drenicën. Djali i tretë i Haxhi Ali Veliqit, Ahmeti,(1848- 1919), ishte intelektual, ekonomist. Nga vitet e ’60-ta të shekullit XIX e gjejmë furnizues të garnizonit të Selanikut. Ahmeti Haxhi Ali Veliqit, tashti e di se i pati tre djem: Hasanin dhe Ymerin dhe Jakupin (e evidencojmë për të parën herë). Këtu vlen të shtrohet edhe një pyetje kruciale: Sikur Haxhi Ali Veliqi – Berisha të kishte ardhur në Vushtrri më 1871, siç është futur në historiografi, si një katundar, që mund ta fliste vetëm shqipen, si të gjithë drenicasit, a do të mund të arrinte ti shkollonte djemtë,të lidhte miqësi (krushqi) me haxhinjë “sheherli”, me bejlerë, e me pashallarë. E të bijtë e një katundari a do të arrinin pozitat shoqërore,ekonomike e pushtetore që i kishin së paku nga fillimi i viteve të 70-ta të shekullit të 19-të!!?? Të ndjekim gjenealogjinë e brezit të Hasan Prishtinës e tutje: Sylejman ,pasha e la: Ibrahim begun, e Ky i la: Besimen,Xhemilen, e Minirën. Abdurraman beu e la Sabit begun, e Ky: Abdurramanin, Masharin e Isanin.Zejnullah beg Vuçitërna i la: Qemajlin,Ismetin,Abullahun,BesiminShykrijen, e Nazirën. Qemajl Zejnullah beg Vuçitërna e la Muazezen. Ismet beg Zejnullah beg Vuçitërna, (vdiq më1977, në moshën 75 vjeç). Ismeti, i la: Abullahun, Besimin,Shukrije, Naziren,e Hakanin (i lindur më 2 dhjetor 1930 në Vushtrri), jeton në Mitrovicë me mbiemrin Berisha Të bijtë e Ahmet Haxhi Ali Veliqit- Berishës, Hasani, Ymeri e Jakupi Hasani ishte i martuar me Ikballën (çerkeze),nuk patën Fëmijë,ndaj thuhet se e birësuan një vajzë, shkodrane e quajtur Sadaka, por e cila nuk pati fat të rritej në prehrin e Hasan Prishtinës. Ymer beg Ahmeti Haxhi Ali Veliqit Berisha, e la vajzën Allma (vdiq në Tiranë në durtë e Behixhës,motra e Iljaz Agushit,në vitet e 80-ta të shekullit të 20-të. Më 1 maj 1993 në ”Varre të Sharrës” , së bashku me Ali Agushin, mbi Varrin,e Allmës, e vendosëm një “Dorë Lula” Për Jakup beg Ahmet Haxhi Ali Berishën, nuk kam të dhëna, se a ishte i martuar. Këtu për hir të realitetit shkencor duhet të konstatojmë: Para se të botohej Libri “Hasan Prishtina në Lëvizjen Kombëtare e Demokratike Shqiptare 1908-1933,Prishtinë, 1990,ka qenë njëdorëshkrim- “gjenealogjia e Mehmet Ali Beut”. Këtë gjenealogji e hartuar nga Izet Pertef Badivuku(i lindur në Vushtrri në vitin 1931), nip i Besime Ibrahim beg Syleman pashës .Këtë “gjenealogji e ka plotësuar, hartuar, vushtrriasi Dilshat Bytyqi,stërnip i Nefise Haxhi Mehmet Haxhi Aliut. Këtë dorëshkrim e kam prej datës 24 dhjetor 2011. Në këtë dorëshkrim nuk thuhet se Mehmeti ishte Haxhi as përmendet fama e tij. Madje Ahmeti i ati i Hasan Prishtinës tregohet si biri i “Mehmet Ali Beut, e Nefise Haxhi Mehmeti tregohet si “Halla e Hasan Prishtinës”. Se nuk ishte Halla e Hasan Prishtinës”, e vëtetojmë me dokumentin që pason: Në dorëshkrim gjenealogjia e Mehmet Ali Beut” nuk është emri i Nënës së Hasan Prishtinës, aty e kemi emrin e të vëllait të tij Jakupit dhe emrat e vajzave, të Derës së Haxhi Ali Velqit-Bershësi.
Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi
Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...















