Përfaqësuesi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Fatmir Limani, ka thënë se rasti i Kumanovës është i ndjeshëm dhe se ka terndenca që nka ky rast të përfitohet politikisht.
“Ky do ishte turpi më i madh, sepse edhe familja ime, e jotja, kanë pasur të njëjtin hall dikur. Rasti i Kumanovës nuk kërkon t’ia lëmë kohës apo, siç u tha nga dikush, citoj. ‘Në rast se do vijmë në pushtet do i lirojmë prej burgu… ‘.”, ka thënë ai.
Sipas Limanit, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shkuaer dy herë në Kosovë për të ndalur konfliktin midis grupit të armatosur dhe forvabe maqedonase të sigurisë.
“Ali Ahmeti dy herë ka shkuar në Kosovë për t’i lutur dhe për të ndërprerë këtë luftë. Mos tentoni të përfitoni nga ky rast”, ka theksuar Limani, në debatin “Click plus” në Tv21 të Shkupit.
Limani ka folur edhe për aksionin e fundit policor në rajonin e Likovës. Ai ka thënë se ky aksion ka pasur objektiv ndjekjen e grupeve që merrebn me kontrabandimin e refugjatëve nga Siria dhe Iraku.
















