Një kronikë e televizionit italian, Raiuno, e filmuar pak kohë pas rënies së sistemit komunist, sjell një dëshmi rrënqethëse të gjendjes së vështirë ekonomike, në fillim të viteve 90.
Raftete e dyqaneve të boshatisura, njerëz në radhë që tregojnë racionet e tollonave dhe shitës që duken prepotentë.
Në tregun privat, situate është po ashtu e dëshpëruar. Njerëz që dynden në një hapësirë thuajse boshe dhe tregojnë limonat apo portokallet e blerë me pak lekë. Për ata që nuk e kanë jetuar atë periudhë, pamjet japin një Tiranë tjetër nga ajo e zhvillimeve politike të kohës. Filmimet u publikuan në profilin e “Tirana dje dhe sot” në rrjetet sociale.















