Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Laç- Fushë- Krujë, në fshatin Bushnesh, është gjetur i vdekur, shtetasi A.K. 48 vjeç, banues në Bushnesh. Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që njoftuan policinë për trupin e pajetë.
Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga këqyrja e kufomës, rezultoi se ai kishte goditje të rënda në trup, që mendohet të jenë shkaktuar nga një përplasje.
Paraprakisht dyshohet se 48-vjeçari është aksidentuar me një mjet ende të paidentifikuar nga ana e policisë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si edhe zbardhjen e ngjarjes.















