Eksponante të cilat do të donin t’i kishin muzeu i Kosovës, Athinës, Shqipërisë…janë ekspozuar në një muze në fshatin Drelaj të Rugovës.
Ky muze që pak kush ka dëgjuar për të, ndodhet në një lartësi mbidetare mbi një mijë metra dhe ka një hapësirë prej 300 metrash katror. I hapur me vetëfinancim nga një prej banorëve rugovas Besnik Lajqi, i cili ka koleksionuar me qindra eksponante të gjetura tek koleksionistët jashtë Kosovës, të cilat u blenë nga të huajt për vite të tëra në territorin shqiptar të gjetura nga vendasit nën rrënojat e lashta, madje diku duke i marrë pa pyetur askënd e as banorët e Kosovës.
Në këtë muze janë të ruajtura, si pretendon Lajqi me dhjetëra e qindra eksponante që i takojnë periudhës ilire, romake, krishtere, bizantine, dhe osmane…Lajqi përderisa rrëfen për secilin eksponat që i ka takuar kësaj periudhe thotë se bazohet dhe në vlerësimet e vizitorëve nga vendet e huaja në mesin e tyre dhe arkeologë.














