• Latest
  • Trending
  • All

Nga diplomacia e barrikadave drejt bashkëpunimit pa tabu

26/03/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 28 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Nga diplomacia e barrikadave drejt bashkëpunimit pa tabu

26/03/2016
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Ditmir Bushati

Në fillim të javës që po mbyllet, kreva një vizitë pune në Athinë, ku pata mundësi të diskutoj me autoritetet më të larta greke mbi mbarëvajtjen e marrëdhënies së veçantë midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Të gjithë e dimë se Shqipërinë dhe Greqinë i lidh ngushtë gjeografia, historia dhe kultura. Jemi dy popujt më të vjetër në këtë kënd të Europës. Kolonitë greke në brigjet ilire, kolonitë shqiptare në Greqinë e Mesjetës, roli vendimtar i Arvanitasve gjatë luftës së Greqisë për pavarësi dhe pjesëmarrja e tyre në përpjekjet e shtet-ndërtimit të Greqisë së shekullit XIX, janë vetëm disa tregues të një fqinjësie mijëravjeçare.

Mirëpo marrëdhëniet tona karakterizohen ende nga një mungesë e konsiderueshme besimi. Kjo sigurisht e ka një shpjegim: shekulli XX nuk ka qenë shumë bujar, pasi ka prodhuar një varg ngjarjesh të dhimbshme dhe emocionesh të forta.

Nga këndvështrimi i Shqipërisë mund të evidentojmë dëbimin tragjik dhe të dhunshëm të çamëve pas Luftës së Dytë Botërore, Ligjin absurd të Luftës, i cili është ende në fuqi bashkë me efektet e tij, retorikën e ashpër gjatë regjimit komunist dhe së fundmi lëvizjet migratore që kanë përcaktuar ndërveprimin tonë shoqëror dhe ekonomik gjatë këtyre 25 viteve. Fundi i Luftës së Ftohtë hapi një kapitull të ri: ndërkohë që Shqipëria po dilte nga izolimi dhe rilidhej me botën e lirë, Greqia gjeti mundësinë për të ndihmuar në projektimin Europian të rajonit.

Kur mora detyrën në shtator të vitit 2013, marrëdhëniet tona dypalëshe ishin thuajse të ngrira, me mungesë kontaktesh të nivelit të lartë. Në dy vjet e gjysmë rigjallëruam kontaktet, zgjidhëm çështjen e “Toponimeve”, riaktivizuam komisionet dypalëshe, listuam në mënyrë të qartë e pa drojë të gjithë problematikën dypalëshe, duke skicuar njëkohësisht rrugëdalje të mundshme, bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe frymën europiane.

Sot, nuk ka asnjë tabu midis nesh, vetëm çështje dhe sfida. Për t’i kapërcyer ato, kemi nevojë për mekanizma që rrisin besimin dhe krijojnë potencial pozitiv në marrëdhëniet tona. Kjo kërkon qartësi strategjike, vullnet politik dhe një vizion për të ardhmen e përbashkët europiane. Ky ishte mesazhi kryesor që përcolla gjatë vizitës sime në Athinë.

Greqia është pjesë e katërkëndëshit strategjik të Shqipërisë në rajon, së bashku me Italinë, Austrinë dhe Turqinë. Ne kemi një Traktat Miqësie dhe Bashkëpunimi në fuqi që nga vitet ‘90, por kuadri ligjor dypalësh nuk reflekton realitetin e ri. Në veçanti, faktin se që nga viti 2009 Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe që nga 2014 një vend kandidat i BE-së.

Për më tepër, kemi çështje që kërkojnë zgjidhje, të cilat mund të kategorizohen si më poshtë:

Në grupin e parë: çështjet e trashëguara nga e kaluara, ku përfshihen çështja e Ligjit të Luftës; çështja e pronave të shqiptarëve të sekuestruara nga Greqia gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore; çështja e të Drejtave të Njeriut të popullsisë çame dhe pasardhësve të tyre.

Në grupin e dytë: çështjet e së tashmes, që kanë një impakt mbi jetën e përditshme të qytetarëve, ku përfshihet puna e komisioneve të përbashkëta dypalëshe, si dhe çështjet konsullore.

Në grupin e tretë: çështjet që kanë një rëndësi të veçantë për të ardhmen. Delimitimi i Shelfit Kontinental dhe i Zonës Ekskluzive Ekonomike është sigurisht një çështje kyçe. Por nuk duhet të harrojmë nxitjen e marrëdhënieve tregtare dhe bashkëpunimin për sigurinë energjetike.

Deri më sot Dekreti Mbretëror i 10 nëntorit 1940, i cili vendosi gjendjen e luftës me Shqipërinë nuk është shfuqizuar. Çuditërisht, një dekret i ngjashëm me Italinë është shfuqizuar nga Greqia disa vjet pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. E pra, nuk mund të jemi miq dhe armiq në të njëjtën kohë. Kjo situatë është absurde, ndaj dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme.

Për të hapur një faqe të re në marrëdhëniet tona, fillimisht duhet të shfuqizohet ligji i luftës. Është e vështirë të projektojmë një të ardhme të përbashkët, të qëndrueshme, pa një qasje konstruktive ndaj së shkuarës. Lufta e Dytë Botërore mes nesh duhet të marrë fund.

Një vendim i tillë do të gjeneronte energji pozitive dhe do t’i transformonte marrëdhëniet tona në një partneritet të vërtetë strategjik. Ky nuk është veçse sens praktik dhe realizëm politik.

Pasqyra e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi do të ishte e paplotë nëse nuk marrim parasysh situatën në rajon, kontekstin gjeo-ekonomik të Europës, krizën e refugjatëve dhe pasojat e saj.

Europa gjendet në një udhëkryq: nga njëra anë, vlerat e lirisë dhe solidaritetit, dhe nga ana tjetër, shumëfishimi i politikave gjithnjë e më pak liberale që kanë tjetërsuar debatin politik në mbarë kontinentin. Kjo situatë ka ndikuar në uljen e vëmendjes mbi zgjerimin e BE-së duke e reduktuar atë në një çështje të dorës së dytë, ndërkohë që gjithnjë e më shumë flitet për rivendosjen e kufijve dhe fundin e Shengenit.

Gjatë viteve të fundit, Greqia është përballur me krizën ekonomike dhe është prekur rëndë nga kriza e paprecedentë e migrimit. Këto kanë pasur një ndikim në rajonin tonë. Një rimëkëmbje e suksesshme dhe e qëndrueshme është e rëndësishme jo vetëm për vetë Greqinë, por edhe për Shqipërinë.

Edhe pse vendet tona nuk i kanë zgjidhur ende të gjitha mosmarrëveshjet, ato janë të lidhura nga prania e komunitetit të madh shqiptar në Greqi dhe e minoritetit grek në Shqipëri duke krijuar një ndërvarësi sociale dhe ekonomike. Politikat tona dypalëshe duhet të jetë të orientuara drejt kësaj ndërvarësie dhe drejt hezitimit dhe tkurrjes.

Tani është e rëndësishme që Greqia të njohë përparimin e bërë nga rajoni përmes një procesi të gjatë dhe të dhimbshëm të stabilizimit dhe konsolidimit të paqes. Kosova është një pjesë e plotë e këtij realiteti të ri. Me njohjen e Kosovës, Greqia do të përmbushë atë që politika e jashtme greke është përpjekur të arrijë në rajon që nga Samiti i Selanikut në vitin 2003: një kontribut thelbësor për paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin.

Jam i bindur se ekzistojnë të gjitha kushtet për të dalë nga “diplomacia e barrikadave”, ku ka vetëm humbës e fitues, të cilën, për fat të keq, ekspertë, gazetarë madje edhe politikanë me përvojë, e nxisin në të dy anët e kufirit.

Ne realisht kemi interesa të ndërthurura dhe ekonomi të ndërvarura. Kriza e refugjatëve dhe lufta jonë e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm ka bërë që Ballkani Perëndimor dhe BE-ja të përjetojnë ndërvarësi të drejtpërdrejtë.

Është shumë e rëndësishme ta përkthejmë këtë ndërvarësi në një “bashkëpunim të përforcuar” të BE-së me Ballkanin Perëndimor, për të ndihmuar vendet e rajonit të përfundojnë me sukses proceset  e shtet-ndërtimit demokratik. Shqipëria dhe Greqia mund të tregojnë rrugën.

Politikat tona duhet të jenë të orientuara drejt kësaj ndëvarësie dhe jo drejt hezimit dhe tkurrjes.

Post Views: 54
Previous Post

Thatcher & Reagan: Revolucioni konservator dhe neoliberalizmi modern

Next Post

Zemra e plagosur e qytetit simbol, i kthyer në kryeqytetin e gjithë Evropës

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Zemra e plagosur e qytetit simbol, i kthyer në kryeqytetin e gjithë Evropës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.