Bordi drejtues i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës ka ftuar gazetarët në protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Protesta, e ftuar për nesër (e martë), organizohet pas raportimit për kërcënimin e Kryeministrit Isa Mustafa ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, gjë që cilësohety si cenim i rëndë i lirisë së shprehjes dhe punës së gazetarëve.
“Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, ka analizuar me vëmendje zhvillimet e fundit të cilat kanë cenuar rëndë lirinë e shprehjes dhe punën e gazetarëve në Kosovë.
Si pasojë e kësaj situate dhe me qëllim të kundërshtimit të veprimeve të zyrtarëve të lartë shtetëror në raport me Gazetarët AGK fton kolegët gazetarë në një protestë paqësore të martën prej orës 11:30, para Objektit të Qeverisë së Kosovës, në sheshin Skënderbe në Prishtinë”, thuhet në thirrjen e Bordit të Asoacionit të Gazetarëve të Kosovës.
Të hënën, gazetari Vehbi Kajtazi ka denoncuar në polici kërcënimin e kryeministrit Mustafa, ndërsa ky i fundit ka mohuar të ketë kërcënuar Kajtazin.















