“Racizmin më të madh e përjetova në vendin tim”, kjo është fraza emblematike e trajnerit Greko-Qipriot të kombëtarës shqiptare të basketbollit, Antonis Konstandinidis. Në një intervistë dhënë për portalin sportiv grek sport.24.gr, trajneri grek rrëfehet për eksperiencën e tij të mëparshme në Kosove dhe tashmë në Shqipëri, duke dhënë një përshkrim për shqiptarët por edhe grekët.
Trajneri grek ka firmosur para 2 javëve kontratën me federaten shqiptare të basketbollit ndërsa më parë ka drejtuar dhe një ekip në Kosovë, dhe fakti që është trajneri i parë greko-qipriot në krye të një përfaqësuese shqiptare, krijoj mjaft kuriozitet në vendin fqinjë sa që portali në fjalë e intervistoj atë, ndërsa vet titulli i shkrimin titullohet: “Si është të jesh trajneri Greko-Qipriot në krye të Kombëtarës Shqiptare?”.
Trajneri grek fillon intervistën duke thonë se “eksperienca e tij e parë jashtë shtetit të Qipros, në Rumani, ishte e jashtëzakonshme dhe se Qipriotët janë xheloz për suskeset e dikujt tjetër dhe se më shumë racizmin e kam përjetuar në vendim tim, në Qipro”, raporton lexo.al.
Duke vazhduar në periudhën e sukseshme në Kosovë, trajneri grek shprehet “Kosova? Nuk ka asnjë lidhje me atë se çfarë ne besojm. Kemi mendim të gabuar që e kisha dhe unë”.
Më tej trajneri grek vazhdon: “Prishtina është si një Brukseli i vogel, aty ësthë NATO, Bashkimi Evropian, amerikanët, italianët. Ndërsa ata janë myslimanë, por jo fanatik. Ata nuk shqetësohen pët të Krishtërin, por ndoshta më shumë për greko-qipriotin sepse ndihen shqiptarë.
Basketbolli i Kosovës? Ata në përgjithësi janë fanatikë dhe ekspresivë. Me përqafuan nga fillimi. Unë arrita rezultate por të them të drejtën nuk prisja një mirënjohje ndaj meje deri në këtë pikë “, transmeton lexo.al.
Rezultatët e mira në Kosovë ranë në sy të drejtuesve shqiptarë të cilët i ofruan një kontratë të cilën edhe pse në fillim me pak skepticizëm, e pranoi.
Për aventurën shqiptarë ai shprehet se “ fakti që ishte-greko qipriot nuk ka asnjë lidhje me sportin dhe sesi shqiptarët e trajtuan”. Sipas tij, “shqiptarët asnjëherë nuk e kanë parë me sy të keq se është grek, si dhe populli shqiptar edhe pse me ndjenja të forta nacionaliste, kurrë nuk e kanë trajtuar si të huaj, por si një nga ata, si trajneri i tyre”, njofton lexo.al.
Në fund trajneri grek, refuzon krahasimet politike me sportin ose dhe me trajtimin e shqiptarëve ndaj tij, duke nënvizuar se sporti, për më tepër, ka thyer çdo lloj bariere njerëzore.
















