• Latest
  • Trending
  • All

DOSJA ‘BEQAJ’, TË GJITHA SKANDALET E ‘SHËNDETËSISË FALAS’

21/03/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 1 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

DOSJA ‘BEQAJ’, TË GJITHA SKANDALET E ‘SHËNDETËSISË FALAS’

21/03/2016
in Lajme

Vetëm dy vjet pas ardhjes në pushtet të Qeverisë Rama, ministri i Shëndetësisë rezulton të jetë ndër më të përfolurit për abuzime në këtë institucion. Vetë Kryeministri Rama e ka pranuar një fakt të tillë, duke e justifikuar “baltën mediatike” me faktin që Ilir Beqja është një ministër reformator.

Në mënyrë të përmbledhur, më poshtë po rendisim çështjet më të nxehta me të cilat i është dashur të përballet ministrit të Shëndetësisë, të cilat si kryefjalë në media kanë etiketimin ‘skandal’.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Abuzimet me rimbursimin e ilaçeve

Skandalet në Ministrinë e Shëndetësisë filluan me abuzimet me rimbursimin e ilaçeve. Për këtë çështje pati edhe një hetim, i cili u mbyll me arrestimin e Pjerin Xhuvanit, drejtor i Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor Tiranë. Dëmi i shkaktuar sipas prokurorisë arrinte në 56 milionë lekë të reja, ose 400 mijë euro.

Në rastin e Xhuvanit, u arrestua edhe pronari i farmacive që lëshonin faturat fiktive dhe më pas realizonin rimbursimin e ilaçeve.

Por kjo ishte vetëm një pjesë e vogël e skandalit.

faksimile e raportit

Faksimile e raportit të auditimit të Kryeministrisë

Auditi i zyrës së antikorrupsionit në Kryeministri kishte zbardhur miliona euro abuzime, por mediat zbardhën raportin ku shkruhej se në mesin e përfituesve janë edhe të afërmit e zv/drejtorit të Fondit të Sigurimeve të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor, Sokol Skura.

Ky i fundit ishte kandidat për deputet i Partisë Socialiste në Librazhd, njeriu i afërt i Taulant Ballës dhe këshilltar i PS në bashkinë e këtij qyteti.

Sipas prokurorisë, vetëm “Omega Pharma” ka abuzuar me 2,2 milionë euro, ose mbi 4,5 herë më shumë se sa akuza për drejtorin Xhuvani. Pa llogaritur kompani të tjera.

Këtu hesapet nuk dalin. Në qoftë se kompania ka abuzuar me rimbursimin e ilaçeve, atë e ka bërë vetëm me miratimin e zyrtarëve që i kanë hapur rrugë procedurave.

Cilët janë ‘partnerët’ shtetërorë të abuzuesve kaq të mëdhenj me rimbursimin e ilaçeve?

Kjo ende nuk është bërë e ditur, ndërsa opozita ka denoncuar se kompania ka vijuar të përfitojë nga fondet publike edhe pse pronari i saj është në burg. Sipas opozitës, këto fonde publike janë një shpërblim që Nadir Çausholli të mos tregojë ‘emrat e shokëve’ që janë në Qeveri.

Skandali i abuzimeve me rimbursimin e ilaçeve ende nuk dihet se deri në cilat përmasa ka arritur dhe cilët persona janë realisht të implikuar. Vetë Ministria e Shëndetësisë, nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta zbardhur. Përkundrazi, është munduar ta mbyllë me një “kokë turku”.

Largimi i kompanive nga tregu

transport ilace2

Kompanitë serioze largohen, por tregtia e ilaçeve vazhdon

Në prill të vitit të kaluar, Glaxo Smith Kline, kompania e gjashtë në botë për industrinë farmaceutike, njoftoi vendimin për t’u larguar nga Shqipëria. Në letrat e saj dërguar ish-ministrit Erion Veliaj dhe ministrit Ilir Beqja, i lajmëron ata për mbylljen e zyrave në Tiranë dhe largimin kolektiv nga puna të njëzet punonjësve të vet.

Kompania tha se shkak është rikstrukturimi në Shqipëri, por theksin e vë edhe tek kriza ekonomike në tregun lokal.

Opozita denoncoi se ajo po largohet për shkak të klientelizmit të ministrisë dhe se pasojë e kësaj do të jetë rënia e cilësisë së ilaçeve.

Gjithashtu është larguar nga tregu shqiptar edhe firma Actavis.

Ilaçet e falsifikuara

Futja në treg e ilaçeve kondrabandë apo e ilaçeve të falsifikuara është një nga çështjet e ngritura në media.

ilace te falsifikuara

Ilaçe të falsifikuara të shpërndara në tregun shqiptar

Në mars të këtij viti, vetë ministri i Shëndetësisë e pohoi se ky është ndër problemet e konstatuara, por e minimizoi duke folur më shumë për etiketat.

Nuk është e thënë që patjetër duhet të jetë lënda kimike e falsifikuar por kur përkufizohet i falsifikuar edhe ndryshimi që mund t’i bëhen për qëllime jo të rrezikshme për jetën por për arsye tregtimi edhe ndryshimi i ambalazhimit është pjesë e falsifikimit të barit. Kemi raste herë pas here të identifikuara në bashkëpunim me strukturat e krimit ekonomik, tha Beqaj gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm.

Por përdorimi i ilaçeve pa pullë dhe jashtë kontrollit u konstatua edhe në spitalet shtetërore, madje edhe në QSUT.

Një investigim nga “Shëndeti” tregoi se si pacientët e repartit të onkologjisë i blinin ilaçet pa pullë në farmacitë aty pranë.

Agjencia e Kontrollit të Barnave tha se “qytetarët duhet të marrin parasysh edhe rrezikun që vjen nga përdorimi i tyre, pasi janë barna të pakontrolluara nga autoriteti përkatës”.

Ndërsa Diana Toma, presidente e Urdhërit të Farmacistit shpjegoi se, kur medikamentet nuk sigurohen në një formë të rregullt, atëherë favorizohet futja në mënyrë të parregullt.

Po pse ilaçet mungojnë në treg dhe pse ka një kaos të tillë në furnizimin e farmacive dhe spitaleve?

Përgjigja duhet kërkuar në ligjin e ri për barnat të miratuar në vitin 2014, i cili parashikonte zëvendësimin e barnave të patentës me ato xhenerike.

Ligji parashikonte të ulte kostot, por solli si pasojë mungesën e ilaçeve dhe u hapi rrugë abuzimeve.

Koncensioni i sterilizimit

Qendra e Sterilizimit, e ngritur me kredi të marrë nga Qeveria, e cila do t'i kalojë privatit bashkë me 69 milionë euro

Qendra e Sterilizimit, e ngritur me kredi të marrë nga Qeveria

Dy kredi të Qevrisë së Shqiperisë me Bankën e Këshillit të Evropës kanë siguruar fonde të mjaftueshme për ndërtimin e Qendrës së Sterilizimit Qendror dhe Diagnostikën Funksionale.

Në fazën e parë u morën 14 milionë euro për ndërtimin e kësaj qendre, ndërsa për fazën e dytë duheshin rreth 30 mijë euro për trajnimin e personelit.

Por me gjithë këtë, Ministria e Shëndetësisë vendosi t’ja japë këtë shërbim me koncension një kompanie private.

Rreth 100 miliardë lekë ose 69 milionë euro (pa TVSH) do të paguhet për 10 vjet firma koncensionare me para nga buxheti i shtetit.

Firma koncensionare rezulton një bashkim operatorësh të formuar prej tre ortakësh italianë, mes tyre një spitali të njohur në Itali, dhe firmës së një emigranti shqiptar.

Koncensioni i dializës

ambulanca 1

Një nga ambulancat-investim për dializën

86 miliardë lekë të tjera (pa TVSH) ose mbi 61 milionë euro do të paguhen për 10 vjet për koncensionin e dializës.

Sipas marrëveshjes kompania fituese duhet të bëjë investime dhe të përmirësojë  ambientet bazuar në standardet më të larta dhe ofrimin e shërbimit sa më pranë qendrave të banimit të pacientëve.

Koncensionin e fitoi një firmë farmaceutike e panjohur, e themeluar në maj të vitit 2013, ndërsa të majtët po vinin në pushtet. Pronarët e kësaj firme, përpara themelimit të saj, kishin në pronësi një bar modest në qytetin e Beratit.

Kontrata e koncensionit parashikon një monopol në fushën e këtij shërbimi, me një çmim të fiksuar për 10 vjetët e ardhshme.

Koncensioni i Check-up-it falas

Analistë të ndryshëm vënë në dyshim efektin e kësaj praktike mbi shëndetin e qytetarëve, duke nënvizuar se rastet e shpëtimit të jetës janë sporadike.

Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë vendosi të shpenzojë mbi 141 miliardë lekë (pa TVSH) ose mbi 100 milionë euro për një shërbim të tillë.

Fitues në procedurën e konkurrimit rezultoi konsorciumi Marketing& Distribution + Trimed, megjithëse kishte një ofertë më të lartë se konkurrenti.

Vetëm nga diferenca ndërmjet konkurrentëve rezulton një dëm ekonomik prej afro 15 milionë eurosh, të cilat tregohen qartë në tabelën me ofertat e dy konkurrentëve.

tabela e ofertuesve check-up

Tabela e shifrave të ofruar nga konkurrentët për koncensionin e check-up

Ky është ndër koncensionet më të akuzuara mediatikisht dhe politikisht.

Licenca e laboratorit është lëshuar nga QKL për Marketing& Distribution M&D vetëm dy ditë përpara mbylljes së afatit të aplikimit në APP, ndërsa kompania Marketing& Distribution M&D rezulton të ketë konflikt interesi, pasi është e orientuar në reklamën dhe shitjen e pijeve alkoolike dhe duhanit që dëmtojnë shëndetin e njeriut.

Nga ana tjetër, rezulton se konsorciumi fitues nuk ka asnjë eksperiencë pune në kontrollin e popullsisë.

rama nushi

Kryeministri Rama gjatë një vizite në ambientet e biznesit të Vilma Nushit

Por edhe pasi ka fituar të drejtën e koncensionimit të shërbimit, probleme të shumta janë konstatuar në zbatimin e saj.

Të dhënat zyrtare treguan se në muajt për muajt mars – nëntor 2015, koncesionarit i janë dhënë rreth 5.5 miliardë lekë nga Fondi. Kjo shumë rezulton të jetë e nevojshme për kontrollin e 320 mijë personave, por realisht janë kryer vetëm 216 mijë check-up.

Diferenca e mbi 100 mijë kontrolleve të pakryera dhe të paguara tregon për një pagesë mbi 1 milion euro më shumë se shërbimi i kryer.

Denoncimet në media tregojnë për gafa skandaloze në rezultatet e kontrolleve të kryera nga koncensionari.

Opozita dhe media kanë denoncuar faktin se pas këtij koncensioni qëndron Vilma Nushi, një biznesmene e njohur për marrëdhëniet e ngushta me Partinë Socialiste dhe Kryeministrin Rama. / HashtagAL

Previous Post

VIDEO/ Si ka qenë Pandeli Majko, Ilir Meta, Erjon Braçe e Monika Kryemadhi 25 më parë

Next Post

Konfirmohet/ 400 gr tritol poshtë makinës

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Konfirmohet/ 400 gr tritol poshtë makinës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.