• Latest
  • Trending
  • All

Isa Mustafa: Vëllai im kërkoi azil për arsye shëndetësore, nuk e kërcënova gazetarin

21/03/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 1 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Isa Mustafa: Vëllai im kërkoi azil për arsye shëndetësore, nuk e kërcënova gazetarin

21/03/2016
in Lajme

Vëllai i tij nuk ka shkuar me idenë që të jetë azilant. Arsyeja ka qenë ajo shëndetësore. Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka folur rreth shkrimeve të fundit që janë bërë për vëllain e tij, ndërkaq nuk pranon se ka telefonuar gazetarin nga Insajderi.com i cili ka shkruar i pari në lidhje me këtë çështje.

Radio Evropa e Lirë: Zoti kryeministër, cili është shpjegimi i juaj në lidhje me çështjen e azil-kërkimit nga ana e vëllait tuaj, i cili sipas shkrimeve në media ka shfrytëzuar rrugët ilegale për t’u larguar nga Kosova?

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Isa Mustafa: Unë e kam kuptuar më vonë se në vlugun e njerëzve të cilët kanë kërkuar strehim në vendet e tjera ka qenë edhe vëllai im. Mirëpo për sa kam informacione, ka qenë për nevoja personale e shëndetësore, sepse vuan për një kohë të gjatë nga një sëmundje e rëndë për të cilën nuk ka gjetur shërim këtu.

Mirëpo në asnjë rast nuk e ka qelë kurrë bisedën në familjen e gjerë se ai do të kërkoj strehim jashtë edhe përmes strehimit do të kërkojë edhe shërimin. Mua më ka ardhur keq kur e kam dëgjuar atë informatë. Por, edhe ai ka ndarë fatin e shumë qytetarëve tanë të cilët qoftë për shkak të problemeve sociale, të papunësisë apo të shpresës së do të zgjidhen problemet e tyre jashtë vendit, e ka bërë këtë, në mënyrë që të gjejë zgjidhje shëndetësore për një periudhë të caktuar kohore.

Kjo nuk është arritur, ai është kthyer dhe është këtu. Unë e kam thënë edhe përmes Facebook-ut një shpjegim se ka pasur edhe tjerë njerëz nga familja e gjerë që në atë kohë janë mashtruar, kanë shkuar duke shpresuar se do të gjejnë zgjidhje jashtë. Për fat të gjithë po kthehen këtu dhe ne po mundohemi ne që të punojmë si për avancimine sistemit shëndetësor në mënyrë që njerëzit të gjejnë shërbime shëndetësore brenda vendit.

Apo edhe për zhvillimin ekonomik, tërheqjes së investimeve të huaja, në mënyrë që të hapen vende të reja pune për të gjithë qytetarët edhe sa i përket forcimit të shtetit ligjor në mënyrë që t’i plotësojmë kushtet për liberalizimin e vizave dhe ata që eventualisht do të kishin nevoja të tilla të mund të lëvizin deri atje dhe të kthehen në Kosovë dhe jo t’i shfrytëzojnë rrugët ilegale për t’i zgjidhur këto probleme.

Ndërkaq është opinioni ai i cili do të vlerësojë se a është tema e një të sëmurit që të bëhet temë për të gjithë Kosovën apo nuk është në vullnetin tim dhe qëndrimin tim që këtë ta them.

Radio Evropa e Lirë: Është folur që ka shfrytëzuar rrugët ilegale. A nënkupton kjo që Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të informojë qytetarët se mund të shfrytëzohen edhe rrugët legale të cilat iu mundësojnë pacientëve që të gjejnë shërim jashtë vendit?

Isa Mustafa: Disa nga rrugët legale janë shfrytëzuar edhe më parë, nga pacientë të ndryshëm, përmes dëshmive, vërtetimeve, të ndryshme se ata nuk gjejnë shërim këtu dhe duhet të shërohen jashtë, mirëpo edhe përmes sigurimit të garancionit të spitaleve të jashtme, është punuar, ne tani po mundohemi që edhe të gjitha këto raste sa më shumë t’i trajtojmë brenda vendit dhe të ngushtohet maksimalisht lista e atyre që duhet sipas ekspertizës së komisioneve shëndetësore të shërohen jashtë, unë mendoj se kjo do të arrihet.

Radio Evropa e Lirë: Ndoshta është çështje personale, mirëpo a keni biseduar me vëllaun, cilat kanë qenë ato preokupimet kryesore që nuk e ka shfrytëzuar rrugën e institucioneve për të kaluar jashtë vendit?

Isa Mustafa: Ai ka qenë në shërim të gjatë, këtë rast nuk e kam biseduar konkretisht sepse më është dukur që po i hap varret dhe dhimbjet edhe atij që është në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore dhe nuk kam dashur që të merrem me atë, sepse megjithatë është e drejtë e tij, është i moshës së pjekur i moshës së shtyrë, ka familjen e tij, dhe nuk mund ta shfrytëzojmë pozitën e kryeministrit që të ndikojë te ai edhe pse me të vërtetë më ka ardhur mjaft keq kur kam dëgjuar se ka qenë i shtytur nga sëmundja që të bëjë një veprim të tillë.

Radio Evropa e Lirë: Jeni cituar nga i njëjti medium se keni telefonuar gazetarin dhe e keni fyer atë. Cili është versioni juaj i këtij rrëfimi?

Isa Mustafa: Nuk flitet këtu për version, të atij që kam pasur për këtë situatë, është ai që kam dhënë në Facebook dje, aty i kam dhënë qëndrimet, dhe në asnjë rast tjetër nuk e kam shfrytëzuar as të kërcënoj, as të fyej dikë sepse i vetmi qëndrim i imi i cili është dhënë dhe i vetmi prononcim i imi dhe komunikim, është ai përmes Facebook-ut dhe ai mbetet qëndrim. Mendoj se ka qenë qëndrim i drejtë.

Radio Evropa e Lirë: Do të thotë nuk e keni telefonuar gazetarin?

Isa Mustafa: Po them prapë që ajo që unë e kam dhënë në këtë rast, në këtë relacion, është qëndrimi që kam dhënë përmes Facebook-ut. /REL

Previous Post

Video/ Gjyqtari hidhet nga kati i shtatë i pallatit

Next Post

VIDEO/ Si ka qenë Pandeli Majko, Ilir Meta, Erjon Braçe e Monika Kryemadhi 25 më parë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

VIDEO/ Si ka qenë Pandeli Majko, Ilir Meta, Erjon Braçe e Monika Kryemadhi 25 më parë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.