Pas disa muajsh, numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë, në Europën perëndimore, është kthyer në fokus si problem. Shqiptarët kane rinisur ta provojnë fatin në shtete të Europës Perëndimore, si Holanda e Gjermania, dy vende kryesore të Bashkimit Europian, ku numri i azilkërkuesve shqiptar, raportohet ne rritje.
Në janar dhe shkurt të këtij viti, rreth 500 azilkërkues shqiptar kanë kërkuar azil në Holandë. Shqiptarët, sipas shifrave të fundit, janë të renditur në grupin e dytë mbas sirianëve, duke u kthyer ne 11,4 % të kërkesave në Holandë.
Kjo ka detyruar qeverinë holandeze të iniciojë serish masa shtrënguese, duke shkurtuar kohën e aplikimit për azilkërkuesit nga Ballkani.
Fluksi i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani ka shënuar rritje. Sipas Agjencisë së Emigracionit në Gjermani, 1318 shqiptarë kanë kërkuar azil gjatë muajit shkurt. Kjo përbën një rritje të lehtë krahasuar më muajin janar.















