Themelet e kishës ortodokse-serbe në hapësirën e Universitetit të Prishtinës u vendosën në vitin 1992. Asaj iu ndërtuan vetëm muret, për të mos u përfunduar kurrë, për shkak të gjendjes dhe luftës që pasoi në Kosovë.
Në një video, në ditën kur iu vunë themelet kësaj kishe, shihet të ketë qenë i pranishëm edhe krimineli famëkeq serb, Zhelko Razhnatoviç, i njohur me nofkën “Arkani”, shkruan “Gazeta Express”.
Kjo kishë edhe sot vazhdon të jetë problem në Kosovë.
Hapësira ku ajo është e vendosur është tejet e papërshtatshme, pasi ndodhet brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës./GazetaExpress/















