Janë ndërprerë punimet e mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës pas debate për taksat dhe këndin e lojërave tek parku i Liqenit, por megjithatë mazhoranca duke përdorur votat e saj ka miratuar taksat e reja për bizneset e kryeqytetit
“Taksat e reja sjellin vrasjen e iniciativës së lirë, skllavërimin e tregtarëve nga qeveria”- theksoi Leonard Olli në përfundim të mbledhjes së Këshillit Bashiak.
Pjesë nga fjala e Leonard Ollit.
Eshte e thjeshte shmangie për të vërtetën, me superngarkimin e biznesit për interesat personale dhe jo për interesa bashkisë.
Ne propozuam rishikim të taksave dhe jo negociata të fshehta. Kërkuam rikthimin enë tarifat e mëparshme. Kërkuam shfuqëzimin e 15 tarifave të vendosura afrove. Kërkuam të shmangim vrasjen e iniciatëve së lirë dhe mos kthimin e tregtarëve në skllevër të qeverisë. Kemi një konflikt të madh social me qytetarët dhe biznesin.
Sipas vendimeve të qeverisë 1 m2 në Tiranë kushton kushton 67 mijë lekë, ndersa Veliaj u kërkon 15 mijë lekë qera për m2. jemi në kushtet e një paligsjmërie absolute. Nuk mund të vijojmë të nëpërkëmbemi si përfaqësues të popullit. Në 7 muaj vetëm ka mashtruar qytetarët. Vetëm ka inauguruar projektet e nisura nga Basha.
Në fillim të mbledhjes së këshillit Bashkiak Leonard Olli ka shprehur shqetësimin për mos respektimin e ligjit mbi mbledhjen e këshillit bashkiak si dhe për njoftimin në kohë të këshilltarëve. Po ashtu Olli ka denoncuar projektin e parkut të lojrave në liqenin artificial. Sipas Ollit fillimisht projekti u propozua me një fond 1.7 milionë lekë, por në janar tenderi nisi me një vlerë 700 mijë USD. Një tjetër shqetësim për Ollin është dhe betonizimi i lulishtes para Galerisë së Arteve.
Taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore, e cila ka një shtrirje 7 vjeçare, jashtë mandatit kushtetues. Duhet thënë që në fillim, se duke pasur një shtrije në gati dy mandate, ajo nuk është më një taksë e përkohshme por një taks detyruese, jashtë kompetencës suaj dhe të këtij këshilli…
Një taksë anitkushtetuese në gjykimin tonë dhe e pabazuar në legjislacionin aktual shqiptar.
Për më tepër kjo taksë do të rëndojë dyfish si biznes dhe si familjarë.
E ngrite pabesisht çmimin e biletës, por sot qytetarët paguajnë më shumë, por sipas raportimeve mediatike dhe zërit të tyre nuk kanë asnjë përmirësim, por kjo ka pak rëndësi, mjafton që bizneset klientë liste të shtojnë fitimet e tyre dhe të tua.
Nuk ke diskutuar për taksat me biznesin që nga koha e fushatës elektorale, ku premtove të gjithë tregtarëve dhe sipërmarrësve të Tiranës se, me ardhjen në bashki, vetëm do ta lehtësoje barrën fiskale të detyrimeve vendore. Me t’u ulur në karrigen e kryetarit të Bashkisë, me tregtarët që e shohin veten të gënjyer sa për të dhënë votën, po komunikon vetëm nga TV apo me ish drejtorë që vijnë erë naftë, sipas epitetit të artikuluar nga ti vetë e më pas u trajatuan si negociatore…
Taksa e infrastrukturës, goditje e rëndë për bizesin e ndërtimit, por edhe mijëra biznese që lidhen ngushtësisht me këtë fushë.
Tarfiat, që mbeten jetime, në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën dhe në këtë sallë premtove se do të ngrije një grup pune jo vetëm për rishikimin e tyre, por edhe për taksën e infrastrukturës, sërish mashtrimi radhës.
Deri dje vlera sipas Aneksit 6 të Ligjit nr. 9632 dt. 30.10.2006 “Ligji për Taksat Vendore”. Aneksi për Tiranën dhe Durrësin për zënien për biznes të hapësirës publike, që është pronë e Bashkisë, është 120 lek për metër katror.
Me ligjin 142/2015 ka një amendament për Ligjin e mësipërm :”Neni16 : pas germës b në Nenin 35 shtohet germa c:.. paguhet për zënien e hapësirës publike për qëllime biznesit, që e kalon nga taksë në tarifë, e cila llogaritet si detyrim mujor. Këshilli Bashkiak vendos për nivelin, rregullat baze për administrimin dhe mbledhjen e kësaj tarife, si dhe mund te caktoj nivele te ndryshme te kësaj tarife sipas nivelit te zhvillimit te veprimtarisë se biznesit ne zona te ndryshme te qendrës se banimit.” Por ne fund te ligjit janë Tabelat e Aneksit, ku Aneksi 6 nuk ka ndryshuar pra ata nuk mund ta kalojnë atë por vetëm ti bëjnë shkallëzime nen 120 lek. Sepse Tabela është në fuqi po e këtij Ligji.
Tani kalimin nga 10 fish ne 8-fish më lart dhe në mënyrë të paligjshme kërkon ta shesësh si favor. Strategji mjerane.
Deri më tash je shfaqur publikisht të punët dhe projeket e lëna gati nga administrata Basha, në përpjekje për të manipuluar opinionin publik.
Biznese të mbyllura që në fillim të viteve 2000, kryesisht të artit filmik që po zhduket si zhanër, vijojnë të shfaqen debitorë ndaj Bashkisë edhe pse kanë gati 16 vite që janë inekzistentë.
Dhunë, pushime nga puna abuzime nga policia Bashkiake me qytetarët dhe bizneset, sekuestro dhe gjoba totalisht arbitrare dhe mashtrim me të shpronësuarit në zonën ku vijon puna për ndërtimin e Bulevardit të Ri.
I mashtruar, u premtuat ndryshim të projekti dhe për rastet kur do të prisheshin shtëpitë do të ndikonit për ndryshimin e vlerës së dëmshpërblimit, por në fund i gënjyet me qofte bashkë me deputetin socialist biznesmen të zonës. Tashmë i keni braktisur në mëshirë të fatit dhe nuk hezitoni të urdhëroni përdorimin e dhunës shtazarake të policisë bashkiake dhe asaj të shtetit. Madje bizneset që prishët nuk llogaritët as tu ktheni detyrimet që i kanë paguar Bashkisë.
Tashmë jemi në kufijtë e etatizmit absolut, në një tentativë të qartë për të vrarë iniciativën dhe sipërmarrjen e lirë, duke vendosur diktaturën e urisë, si forma më e mirë për ti mbajtur qytetarët të nënshtruar, skllevër të bukës së gojës, një politikë jo vetëm në nivel qendror, por tashmë e konkretizuar në mënyrën më malinje edhe në Bashkinë Tiranë dhe kudo ku PS qeveris.
Por sigurisht që nuk mund të ndodhte ndryshe, kur motoja juaj tashmë është duaje Partinë më shumë se Shqipërinë.
Neni 53-Funksionimi i këshillit bashkiak, pika 2, jo më pak se një herë në muaj.
Neni 53 – Funksionimi i këshillit bashkiak, pika 4; njoftimi për mbledhjen bëhet, si rregull, jo më pak se 5 ditë para datës së zhvillimit të saj.
Parku i madh i liqenit/Kopshti Zoologjik, në relacionin e projket buxhetit të paraqitur më 30 dhjetor, jeni shprehur për një projekt pilot për kënd lodrash 1.7 milion leke, i cili papritmas, vetëm pak ditë më pas, MË datë 5 janar, tenderohet me një supervlerë në 700 mijë $!!!
Neni 51 – Të drejtat e këshilltarit, pika 3, nënvizon qartazi: Me kërkesën e tij, këshilltari informohet dhe i vihet në dispozicion në çdo kohë, nga kryetari i bashkisë përkatëse, çdo dokumentacion i lidhur me bashkinë (përcaktuar qartë edhe në rregulloren e KB- Neni 11, pika 4,
Ndërkohë që një tjetër hapësirë e blertë, lulishtja para GKA-së, vetëm pak metra nga Bashkia, po betenoizohet në mungesë të plotë transparence, në shkelje flagrante të Nenit 54-Detyrat dhe kompetencat e këshillit bashkiak, germa ll.















