Kryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, njoftoi se kryeministri Isa Mustafa është lagur me ujë nga një deputet i opozitës.
Ai nuk tregoi se kush e ka bërë këtë, por la të kuptohet se deputeti Sali Salihu ka kryer një akt të dënueshëm, së paku moralisht.
“Faleminderit Sali Salihu që më preve në besë“ ka thënë Haliti.
Ai i kërkoi falje Mustafës për këtë akt të opozitës, por nuk tregoi se ku ka ndodhur ky sulm dhe në çfarë rrethanash.
Ndërkohë u raportua se deputeti i Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka, ka qenë autor i sulmit me ujë ndaj kryeministrit Mustafa.
















