• Latest
  • Trending
  • All

Pse kaq mllef ndaj Ardit Gjebresë

02/03/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 1 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Pse kaq mllef ndaj Ardit Gjebresë

02/03/2016
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Kam mbetur i habitur sot në orët e para të mëngjesit, kur me të hapur Facebook-un jam gjendur përballë një sulmi të paparë, sharjesh e fyerjesh, indinjimi dhe marazi, revolte dhe pezmi që derdhej nga komentuesit kundër emisionit “E Diela shqiptare” dhe drejtuesit të tij.

Për një çast mbeta i befasuar.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Nuk e kuptoja këtë lukuni jakobinësh të tërbuar, që i ishin sulur kantautorit Ardit Gjebra me shprehje nga më të rëndat.

Vazhdova të lexoj dhe hap pas hapi, kuptova se ai kishte qëndruar për 24 orë në qelinë e burgut të Fushkrujës. Se aty kishte fjetur në dhomën e një të dënuari të përjetshëm. Se ky i burgosur më kujtonte një histori të largët, atë të njeriut (Marjan Rrokut) që ishte dënuar për vrasjen e një vajze 16 vjeçare dhe nënës së saj, një ngjarje tronditëse aq shumë e përfolur në mediat e kohës.

Por, sërish ishte e vështirë të kuptohej: pse marazi derdhej lumë kundër Gjebresë. Pse në mediat online kishin filluar shkrimet shpotitëse për të? Pse disa e akuzonin se po reabilitonte një kriminel? Pse disa të tjerë i përmendin përlotjen përpara një vrasësi? Pse më ekstremistë akoma e anatemonin se po përgatiste lirimin e tij ? Pse i përmendnin TV ku punonte, produktet që reklamonte etj ?

Vërtetë nuk kuptoja.

Profesioni që ushtroj prej vitesh më ka kalitur me një kredo, se ndryshe nga dikur, çdokush që ka interes për publikun, mund të shfaqet sot në media : edhe kriminelët më të mëdhej edhe diktatorët më të përgjakshëm edhe ata që njerëzit e zakonshëm i etiketojnë si mostra. Të gjithë janë « të mediatizueshëm » boll që ata të shikohen nga një këndvështrim i drejtë, boll që atyre ti bëhen pyetjet e duhura,  boll që mbrojtësi i interesit publik që qëndron përballë tyre, të bëjë sa më mirë detyrën e tij, duke u përpjekur të jetë sa më pranë të vërtetës.

Pikërisht me këtë bindje e hapa në You Tube pjesën e emisionit të Gjebresë që e kisha humbur një ditë më parë.

Kureshtja më shtynte të kuptoja se çka e kishte krijuar të gjithë atë tollovi.

Por sapo shikoje ato 47 minuta bashkëjetesë me një të dënuar për vrasje e kishe më të lehtë të zbuloje gjithçka.

Emisioni teknikisht ishte i arrirë. Kamera, montazhi, suspansi që krijonte të jepnin që në fillim idenë e një ndërmarrjeje për të cilën ish harxhuar kohë dhe ish derdhur djersë.

Por fatkeqësisht ato qenë shpenzuar gabim.

Sepse në gjithë këtë sipërmarrje ishte haruar diçka: raporti me të vërtetën. Aty ish bërë çdo gjë, por ishte anashkaluar vetëm një: puna e gazetarit.

 Prandaj, Marjan Rroku në vend që të dukej si vrasës, ngjante si viktimë. Prandaj në vend që të jepte llogari për ngjarjen tragjike për të cilën qe dënuar, të dëshmonte për të, ai hallakatej mes nostalgjive për jetën e tij të shkatërruar. Prandaj në vend që të rrëfente për vitet e ndërprera të një adoleshenteje, ai fliste për dhimbjen që i shkaktonte ndarja me djalin e vet.

Të gjitha këto shkaktuan atë maraz dhe mllef që u derdh në Facebook ndaj Ardit Gjebresë.

Natyrisht shumica e reagimeve që lexova, ishin të ekzagjeruara dhe pa vend.

Por, përmes tyre kuptohej një gjë. Kuptohej se ku ka gabuar, Arditi, që më shumë ka menduar për sensacionin sesa për të vërtetën. Më shumë për audiencën sesa për interesin publik.

Natyrisht që këtë nuk e ka bërë në mënyrë të ndërgjegjshme. Natyrisht që as nuk ka dashur të prekë zemrat e lënduara të familjes së viktimave dhe as sensibilitetin e moralistëve që bëjnë sehir.

Ai thjeshtë është ngateuar pasi ka kërkuar të bëjë diçka që e tejkalon zanatin e tij, është përpjekur të bëjë intervistuesin dhe reporterin e kronikës së zezë.

Njësoj sikur Artan Hoxha të dojë të kërcejë Arrëthyesin, sikur Blendi Fevziu të këndojë Rigoleton, sikur Mero Baze të dirigjojë Bethhovenin, apo unë vetë të luaj Moxartin.

Thjesht do të qemë qesharakë.

Në rastin e Ardit Gjebresë historia qe tragjikisht ekstreme. Prandaj ai nuk korri humor, por mllef dhe të shara.

Post Views: 50
Previous Post

Hija e Gjukanoviçit mbi Tiranë

Next Post

Letër Thaçit, kujdes nga përballja me gjykatën speciale!

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Letër Thaçit, kujdes nga përballja me gjykatën speciale!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.