• Latest
  • Trending
  • All

Hidocentealet/Masakra që po rrezikon luginën e Valbonës

27/02/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 29 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Hidocentealet/Masakra që po rrezikon luginën e Valbonës

27/02/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Vlerësuar si mrekullia e alpeve shqiptare Parku Kombëtar i Valbonës, në rrethin e Tropojës, shtrihet përgjatë Luginës së Valbonës, me një sipërfaqe prej 8000 hektarësh. Peisazhi malor, ujrat e Lumit të Valbonës dhe ekosistemi i parkut, vitet e fundit po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë vendas dhe të huaj, kjo edhe falë përmirësimit të rrugës automobilistike, furnizimit me energji, dhe investimeve të vetë banorëve për pritjen e pushuesve.

Por banorët janë të shqetësuar se Parku kombëtar do të dëmtohet nga ngritja e tre hidrocentraleve në Luginën e Valbonës.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Drejtuesi i shoqatës së turizmit në Valbonë, Alfred Selimaj, thotë se koncensionet e dhëna për ndërtimin e tre hidrocentraleve, atë të Valbonës, Dragobisë dhe Çeremit, do të dëmtojnë turizmin dhe vetë ekosistemin e Parkut Kombëtar.

“Spontanisht e kemi marrë vesh se do të ndërtohen dy hidrocentrale këtu. Shqetësimi i parë është moskonsultimi me komunitetin, pasi nuk kemi pasë asnjë informacion. Lumi do të devijohet rreth 7 kilometra përmes tubave dhe tuneleve. Nëse cënohet lumi, shkatërrohet natyra, dhe atëherë kuptohet se kjo do të ndikojë në fushën e turizmit”.

Edhe bashkëshortja e Alfredit, Catherine Bohne, e njohur gjërësisht si “amerikania e Valbonës”, e cila i është përkushtuar ruajtjes së ekosistemit të Luginës, shpreh të njëjtin shqetësim. Ajo thotë se, me ndërtimin e hidrocentraleve dëmtohet turizmi, ekosistemi natyror, por edhe vetë e ardhmja e Parkut Kombëtar. Sipas saj, qeveria shqiptare nuk ka respektuar Konventën Ahrus, të cilën e ka nënshkruar, konventë që parashikon informimin e banorëve.

“Ne kemi punuar bashkë me Ministrinë e Mjedisit për të shkruar dokumentin e zonimit, planin e menaxhimit për të mbrojtur këtë zonë. UNDP ka investuar, ka bërë një projekt shumë të madh për të zhvilluar këtë zonë. Kurse një ministri tjetër ka punuar për ta prishur. Është çmenduri dhe qeveria e Shqipërisë nuk mund të vazhdojë më kështu”.

Tre kontratat konçensionare dhe vendimet për hidrocentralet në Valbonë janë miratuar nga dy qeveritë e fundit: ajo demokrate në gusht të vitit 2013 dhe ajo socialiste në prill të vitit 2014.

Madje në dhjetor të vitit 2014, Enti Rregullator i Energjisë, ERE, vendosi nisjen e procedurave për licensimin e aktivitetit të prodhimit të energjisë nga HEC-et “Çeremi” dhe “Dragobia’, ende pa filluar puna për ndërtimin e tyre.

Zëri i Amerikës u interesua pranë Ministrisë së Energjitikës dhe Ministrisë së Mjedisit për të marrë reagimin e tyre në lidhje me ndërtimin e tre HEC-eve në Parkun Kombëtar të Valbonës, por zyrtarët nuk pranuan të komentojnë mbi këto projekte.

Perfaqësuesit e shoqatave ambientaliste në Tiranë e cilësojnë ndërtimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar si një krim mjedisor kombëtar.

“Duke ndërtuar këto lloj hecesh, ne pikërisht prishim zemrën e asaj zone që është Lumi i Valbonës, i cili kalon pikërisht në atë luginë. Për këtë shkak, jo vetëm komuniteti lokal, por edhe i gjithë komuniteti i shoqërisë civile është shprehur kundra këtyre ndërtimeve. Dhe, përgjithësisht, të gjitha këto ndërtime janë të atilla që, efekti i tyre financiar në përfitimin energjitik, në vlerësimin e shumicës së specialistëve është shumë më i vogël në krahasim me efektin financiar që mund të ketë pjesa e zhvillimit të turizmit apo zhvillimit të qendrueshëm të kësaj zone”, thotë Rezart Kapedani i shoqatës “REC Albania”.

Për mjekun njohur Din Selimaj, vendimi i qeverisë për dhënien e koncensioneve për ndërtimin e tre hidrocentraleve, brenda Parkut Kombëtar të Valbonës, është marrë pa u konsultuar me komunitetin vendas dhe, si i tillë, ai po kundërshtohet masivisht prej banorëve.

“Komuniteti i Valbonës është krejt kundër. Në vend që të investohet në stabilizimin e Luginës së Valbonës, në vend që të stabilizohen më mirë projektet e zhvillimit duke i dhënë përparësi lidhur me ndërtimet, llojin e materialit me të cilin do të ndërtohet, nivelin e kateve, hapësirave të gjelbërta, etj, vijnë ndërtohen hidrocentrale, pra thahet lumi”.

Banorët e Valbonës kanë nënshkruar një peticion drejtuar Kryeministrit Rama, përmes të cilit shprehin shqetësimin dhe kundërshtimin e tyre për ndërtimin e 3 hidrocentraleve në brendësi të Parkut Kombëtar.

Ndërsa përfaqesuesi i shoqatës “ECO Albania”, Olsi Nika, thote se ndërtimi i hidrocentraleve në Valbonë është i papranueshëm:

“Pavarësisht nga masat që kompanitë që do të ndërtojnë në Valbonë për të respektuar standartet mjedisore, pavarësisht gjithçkaje tjetër, kuadrin ligjor që ata do të respektojnë; rregullat, lejet e ndërtimit, lejet mjedisore, etj, për ne është përfundimisht një vend ku nuk duhet të ndërtohen hidrocentrale”.

Catherine Bohne, “aerikania e Valbonës”, kjo grua që prej vitesh është dashuruar me alpet shqiptare, nga vendi ku po ndërtohet kanali, që do të devijojë ujrat e Valbonës lëshon një apel për të gjithë shoqërinë shqiptare:

“Kam një apel që të gjithë njerëzit, ata që janë në shoqata, në qeveri, të gjithë njerëzit, në qoftëse bashkëpunojmë me besim edhe me shpresa, ne mund ta mbrojmë këtë thesar, Valbonën.

Post Views: 44
Previous Post

A ishte Erioni në Londër?

Next Post

BËHET PUBLIK DRAFTI FINAL I KOMISIONIT TË VENECIAS PËR REFORMËN NË DREJTËSI

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

BËHET PUBLIK DRAFTI FINAL I KOMISIONIT TË VENECIAS PËR REFORMËN NË DREJTËSI

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.