Mbi 20 vite karrierrë politike. Firmosësi i marëveshjes së Rambujesë, i pavarësisë së Kosovës, i marveshjeve me Beogradin që tani po i hapin shumë telashe, njeriu që u zgjodh sot në raundin e tretë, President i Kosovës, duke dhenë dorëheqjen nga PDK-ja partia që krijoi e themeloi vetë ka shumë dritë edhe hije. Ai përpos këtyr akteve ceremoniale mban mbi vete edhe akuzat e Dick Martit dhe ato për krime lufte për të cilat tani po ngrihet një gjykatë speciale.
Ai është njeriu që u zgjodh dy herë me radhë kryeministër dhe kur pas zgjedhjeve të fundit të gjithë iu vunë kundër, si një manovrator i aftë, arriti pas një krize të gjatë të bëjë qeverinë me LDK-në me premtimin se kur të përfundonte afati i saj do të qe ai që do ta pasonte.
Kjo ka ndodhur sot. “Gjarpri” pseudonimi i tij i luftës, është në apogjeun e ëndrës së tij. Bërësi i luftës dhe i paqes, i urryer dhe po aq i adhuruar, ai tani do të drejtojë vendin e tij për një mandate 4 vjeçar. Më poshtë një dokumentar për karrierën e tij nga Andi Bushati (video).















