Kryeministrin Edi Rama e kanë qëlluar me vezë teksa ishte ulur në vendin e tij në sallën e Kuvendit.
Vezët kanë ardhur nga deputetët e opozitës, të mbledhur rreth foltores.
Vezët nuk e kanë prekur kryeministrin, por kanë rënë pranë ministres Ermonela Felaj.
Më pas, kur Rama është ngritur për të lënë sallën e Kuvendit, teksa u bënte me shenjë deputetëve të opozitës që të vazhdojnë me protestën, atë e kanë goditur sërish me vezë.
Por edhe këtë herë, opozitarët kanë dalë huq, pasi veza ra në mur.
Ndërkohë një punonjës i Gardës nxitoi për të hapur çadrën që të mbronte shefin e qeverisë nga vezët.














