Taksa për biznesin që ka zënë hapësirat publike ka ngjallur një debat të madh ditët e fundit në kryeqytet.
Subjektet kanë protestuar se do të rriten në mënyrë drastike taksat duke thënë se për një tavolinë do të duhen të paguajnë deri në 4 mijë lekë të reja në muaj.
Por kryetari i bashkisë ka hedhur poshtë këtë pretendim duke thënë se rritje do të ketë vetëm për biznesin e madh dhe maksimumi që do te paguhet do të jetë 1 mijë e pesë qind lekë në muaj për zonën e Bllokut.
“Vetëm për biznesin e madh që vendos dhjetëra tavolina merret 50 lekë për tavolinë që ka zënë trotuarin, ku kalon një grua me karrocë. 50 lekë për një tavolinë që ka bllokuar një vend ku një i moshuar do të ecë.
Në Tiranë ka sot të regjistruar 10 mijë kafene.
Hapësira publike është pronë e qytetit. Tarifa që përmendet është në Bllok, për zonën A.
Një koktejl në Bllok është 8 mijë lekë. Nëse tavolina jote nuk i nxjerr ato lekë, liroje”, theksoi Veliaj.
Kështu, taksa për zënien e hapësirës publike do të jetë më e lartë në zonën A që përfshin ish-Bllokun, kurse për zonat periferike vjen duke u ulur, derisa bëhet zero.














