• Latest
  • Trending
  • All

PËRKTHIMI PREJ SHQIPES NË SHQIP

17/02/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 31 October, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

PËRKTHIMI PREJ SHQIPES NË SHQIP

17/02/2016
in Lajme

FADIL LEPAJA
Tingëllon lehtë. Duket punë koti, e panevojshme ndoshta. Por nuk është ashtu. Së paku kështu sugjerojnë disa gazetarë dhe opinionistë, të cilët merren me ngacmime publike: (jo)seksuale dhe (jo)politike. Sepse kur ia bën dikujt atë punën publikisht, rriten … klikimet. Shoqëria jonë kosovare është moderne, sepse krejt lufta bëhet për klikime. Krejt janë bërë virtualë. Edhe qeverisja madje. Prandaj efektet e protestave në sheshe janë aq të pakta. Pra, portalet dhe personalitetet publike bëjnë gjithçka për klikime. Nuk është me rëndësi a klikohesh nga Kina, Uganda, nga Skënderaj apo nga Dyzi. Veç kliko! Jetoje ëndrrën, e cila me realitetin nuk takohet askund.

E për vota askush nuk po ka dert. Ato i kanë të sigurta. I kanë blerë. Aq shumë e kanë varfëruar popullin, sa nuk ka çka të shesë tjetër përpos votës. Edhe klikimeve. Kur të do pushteti, të mban me klikime të porositura. Edhe … me reklama që jepen në bazë të klikimeve.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Kështu, ti shet votën. Atë e shet te grupet (para)politike që shpesh quhen edhe parti. Quhen edhe shoqëri civile, nganjëherë. Disa qëllimkëqij i quajnë, edhe mafie, por asnjë nga këto nuk është emri i tyre i vërtetë. Pastaj, flasin kot se nuk kanë as fakte. Sidomos nuk kanë dëshmitarë. Dëshmia kolektive e popullit nuk pranohet. Jo pa dalë në shesh mbi një milion. Sepse vetëm atëherë bëhen të barabartë me oligarkinë. Ata janë të gjithë milionerë. Opozita thotë se janë hajna, por jo. E kanë nga xhelozia. Ata janë biznesmenë. Shesin e blejnë në monopolin e tyre, shtetin dhe politikën! Konvertojnë “meritat” në lekë.

Nejse, tema e sotme është më specifike. Nuk ka të bëjë veç me shtetin. As me dy shtete. Ka të bëjë me komunikimin ndër shqiptarë. Qysh me u marrë vesh dy kokat e shqiponjës së zezë, po thonë. Njëra në lindje e tjetra në perëndim, e në mes tyre një bjeshkë. Bjeshkë politike, më saktë gjeopolitike.

Nuk po mendoj për politikën zyrtare, gjithsesi. Ata flasin mirë mes vetes. Janë edhe “friends” në “Facebook”, dhe kjo mjafton. Disa, madje edhe në “Twitter”. Edhe me elitën flasin në rrjete sociale. Por doli se qytetarët nuk dinë shqip. Sa dinë shqip tironsit apo prishtinasit? Për prishtinasit kishte dyshime edhe më herët, por as tironsit nuk dolën më mirë. Thonë se dallimet gjuhësore janë pengesë serioze për bashkim kombëtar. Dëshmi serioze dolën nga një emision humori në RTK. Ka edhe tjera, por … kjo doli të jetë serioze.

Do ti si për shaka apo thënë “kosovarçe” për hajgare, gazetarët e RTK-së realizuan një anketë në Tiranë, përmes përkthyesit. Shqip-shqip. Për ata që nuk e dinë, RTK-ja është shtëpi televizive, publike, e Kosovës. E këtë përkthimin shqip-shqip as në “Google” nuk e gjen si shërbim.

Kështu, pas intervistës, pasi qeshim aty ku sugjerojnë intervistuesit, vijmë krejt natyrshëm në një përfundim që nuk e ka pritur askush: tironsit nuk dinë shqip. Ata nuk i njohin fjalët e “kosovarishtes”, veçanërisht ato që tashmë i përdorin vetëm gazetarët tanë kur duan me çdo kusht të gjejnë dallime. E ku ka më keq? Tironsit nuk e kuptonin fjalën “shafsiger”, as “frizhider”, e kulmi, nuk do ta besoni, një qytetar tirons nuk e kuptoi as fjalën “shporet”.

Merreni me mend. Në ditë të sodit, 104 vjet pas pavarësisë, nuk e dinë tironsit çfarë është shporeti …! E ne vetëm me tetë vjet “shkollë” pavarësie, e dimë. Është stufë. Është sobë. Është kaftorr. Shporet bre, qysh me përkthye ndryshe. Desha të them “ajo gjëja për me u nxe”, por kjo … edhe mund të përkthehet ndryshe!

– Çfarë thotë, i drejtohej tironsi përkthyesit shqip-shqip, sa herë e pyesnin për këto fjalë të rëndësishme të fjalorit tonë. Ç’ne me këtë “shporet”?! Eh, edhe Tirana, i ka fjalët e veta, që prishtinasit (të rinj e të vjetër) nuk i “kapin” dot. Po të bënte televizioni publik shqiptar një anketë të ngjashme, në Prishtinë, në shenjë hakmarrjeje gjithsesi, do të habitej se sa e kanë mësuar shqipen, prishtinasit, pas thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar në vitin 1999. Secili qytetar, për shembull, e di kuptimin e fjalës “pronto”.

Kjo ua kujton ato përgjimet e famshme telefonike, për të cilat kurrë nuk u kuptua saktë se kush i ka kryer, por u kuptua menjëherë se kush ishin “viktimat”. Po çfarë viktimash, do të thonë qytetarët për kreun e oligarkisë kosovare, vetë kupolës së (para)politikës, ku pretendenti i tashëm për president të Kosovës, i cili sipas Kushtetutës duhet të jetë faktor i unitetit të popullit, i quante “zagarë” qytetarët e një komune të tërë, politikisht të papërshtatshme. Në një telefonatë tjetër, kryetari i një komune me merita, e shante me nënë kryetarin e atëhershëm të Parlamentit, po ashtu me merita. Ky i fundit, ish-kryeparlamentari, tashmë është në opozitë, ndërsa ai tjetri është në burgun e sigurisë së lartë, ku po mban burg për dikë që e paska vrarë, por ende nuk i kanë treguar se kë. Nuk ia thonë emrin e të vrarit as prokuroria, as gjykata. Është sekret. Nejse, brenda temës jemi.

Ka probleme edhe me fjalët tironse: kaçavidë, lavazh …! Eh, tash dikush do të thotë, se këto nuk janë tironse, janë fjalë italiane, mor! Ani çka do të përgjigjet dikush nga këndej: se mos “shafsiger”, “frizhider” apo “shporet” janë “kosovarishte”?! Nëse nuk janë serbe, erdhën andej bashkë me pajisjet teknike.

Por, nuk është problemi vetëm te fjalët e huaja. Ato shpeshherë shërbejnë edhe për të mirë, si për shembull që shqiptarët të kuptohen më mirë në mes vete. Merreni për shembull fjalën angleze “yes”. Politikanët tanë e përdorin gjithnjë kur bisedojnë me diplomatët. Kemi edhe shprehjen e re politike “yes-man”, që nënkupton ata në politikë, të cilët nuk dinë të thonë jo.

Ani, çka do të thoni, me të drejtë, se mos dëshironte të thotë “evet”, ose “dobro-dobro”?! Kjo dobro-dobro nuk është një fjalë, por politika jonë dikur e përsëriste për çdo rast nga dy herë, për të shmangur keqkuptimet me Beogradin. Estekfurullah!

Sidoqoftë, e kuptuam pra. Edhe kur nuk kuptohemi shqip-shqip, janë fjalët turke apo ato angleze, që edhe pse të huaja, gjithsesi kuptohen në dy kryeqytetet tona. Janë gjuhë, përmes të cilave shqiptarët kuptohen më mirë mes vetes. E para, për shkak të “bashkëjetesës” pesëshekullore me perandorinë, dhe e dyta, anglishtja, për shkak të orientimit të përbashkët, për së paku pesë shekujt e ardhshëm. Epo e teprojmë ca edhe ne …!

Tash, vijmë te përfundimi që duhet të jetë i lumtur: serbishten e Kosovës nuk e kuptojnë as beogradasit, e lëre më tironsit. Edhe italishten e Tironës e kanë harruar edhe gjeneratat e vjetra me të cilat e kujtojnë çlirimin e vitit ‘41 nga ana e Italisë, kur për herë të parë ata sollën në Kosovë mësues nga Shqipëria. E ku kuptonin kosovarët e pashkollë atëherë se çka është fashizmi. Mjaftonte të mos i rrihnin, digjnin dhe të hapnin shkolla shqipe …! Por, Italia iku, e sërish erdhën “shafsigerat”, “patikat”, “majicat”, “trenerkat” …! Tash, as prishtinasit e rinj nuk i kuptojnë. Beogradi, për ata, është vetëm një provincë që na hap probleme politike.

Por, gazetarja insiston te dallimet, dhe pason pyetja “vrastare”. E pyet një tirons, të cilin e “kapi” në rrugë: “ka sa po shkon pasuli” dhe ai dorëzohet. Nuk kupton.

E ku dinë gjë tironsit: “ka sa po shkon pasuli”? Apo prishtinasit? Se mos qeveria jonë e di se “ka sa po shkon pasuli”?!

Previous Post

Serbia dënon tetë ish-eprorë të UÇK-së

Next Post

Kumarxhinjtë mund të kurohen

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Kumarxhinjtë mund të kurohen

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.