• Latest
  • Trending
  • All

“Crown Agents”: Mënyrat se si bëhet kontrabanda e naftës

16/02/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 31 October, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

“Crown Agents”: Mënyrat se si bëhet kontrabanda e naftës

16/02/2016
in Lajme

Akciza e munguar

Kërkesa – Kontrolli për mallrat vendase të akcizës nuk ishte përfshirë në programin e Crown Agents, por iu kërkua asistencë nga qeveria

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

“Duty Free” – Sipas “Crown Agents”, vetëm në periudhën 1 janar – 12 mars 2015, peshkarexhat futën 2 milionë litra karburant “duty free”

Rafineria – 5,2 milionë euro u llogarit dëmi i shkaktuar në një muaj nga mospagimi i taksave për karburantin e fshehur në një depozitë në Fier

Kontrabanda e naftës nuk është si mosdhënia e kuponit apo mungesa e pullës fiskale, por fsheh miliona euro taksa të papaguara në muaj. Kompania britanike “Crown Agents” publikon një raport që tregon si funksionon kontrabanda e karburanteve në Shqipëri. “Crown Agents” solli ekspertë afatshkurtër shtesë për të kryer një rishikim të kontrollit doganor në kompanitë kryesore prodhuese. Raporti i ekspertit, që bëhet i ditur për publikun këto ditë, përfshiu ndër të tjera disa rekomandime për qeverinë që synojnë uljen e riskut të rrjedhjes së të ardhurave dhe përmirësimin e sistemeve audituese dhe kontrolluese. Një prej rekomandimeve të implementuara nga Dogana ishte një program i përbashkët kontrolli për hidrokarburet. Ky parashikonte kontrolle në rrugë, pra ndalimin e autoboteve dhe kontrollin e karburantit në to dhe gjithashtu kontrollin e depozitave të paregjistruara të karburantit. Nën drejtimin e grupeve operacionale të “Crown Agents” u kryen një sërë kontrollesh në periudhën mes muajit korrik-dhjetor 2015. Këto kontrolle u kryen në bashkëpunim me personelin e akcizës në administratë dhe me kompaninë përgjegjëse për markimin e karburanteve. Ky bashkëpunim rezultoi në zbulimin e më tepër se 120 rasteve të karburantit të tregtuar jo në përputhje me ligjin, në një total prej më tepër se 48,000 litra.

Depozita të padeklaruara

bot-nafteKompania veçon një rast studimor që ka si objekt mospagimin e detyrimit të akcizës për naftën në depozita të fshehta. Në maj 2015 skuadrat e “Crown Agents” u dislokuan në zonën e Fierit. U ndërmor një kontroll i stokut të një depozite nafte me numrin përkatës në rafinerinë e naftës në Ballsh. Depozita dhe stoku ishin të regjistruara në emrin e një kompanie private. Të dhënat tregonin se depozitat e ruajtura nga kompania nga gushti i vitit 2014 shkonin në pak më pak se 5 milionë litra benzinë karburant. Njëra nga skuadrat e “Crown Agents” shkoi në rafinerinë e Ballshit dhe në zyrat e administratës së zonës operacionale të rafinerisë. Skuadra u informua se kishin vërtet një depozitë me numrin e dhënë, por nuk kishin njohuri rreth kompanisë në emër të së cilës ishte regjistruar karburanti. Pastaj u kërkuan pronarët e rafinerisë, të cilët deklaruan se sipas njohurive të tyre, cisterna në fjalë në ato momente ishte bosh dhe kishte qenë bosh që nga tetori i vitit 2013. Meqë urdhri i kontrollit doganor ishte në emër të kompanisë fillestare, nuk u ndërmor asnjë veprim i menjëhershëm atë ditë në rafineri. Pas kthimit në Doganën e Fierit, një vlerësim i përafërt i detyrimeve të karburantit që mungonte e tregonte atë në nivelin e 1.6 milionë eurove. U informuan drejtuesit operacionalë të “Crown Agents” dhe në vijim u dërgua një kërkesë për të marrë dosjet në lidhje me atë kompani nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Terminali i Doganës së Tiranës. Skuadra e “Crown Agents” plotësoi një procesverbal, i cili u protokollua në Fier me qëllim dokumentimin e vizitës dhe të fakteve të mbledhura. Në fillim të qershorit, skuadra u kthye në Ballsh me një urdhër kontrolli për kompaninë që kishte në pronësi rafinerinë. Nga kontrolli i një cisterne u konfirmua që ishte bosh, edhe pse kishte dy plumbçe doganore në valvulat e cisternës. Pastaj skuadra e “Crown Agents” kontrolloi të dhënat për gushtin e vitit 2014 dhe vuri re se në atë cisternë ishte depozituar 257 herë gjatë atij muaji, pa ndonjë provë të tërheqjeve të dukshme nga depozita. “Crown Agents” hartoi një procesverbal në emër të kompanisë së parë për të ardhurat e munguara në shumën 1,7 milionë euro dhe gjobë sa dyfishi i detyrimeve. Vlera totale ishte 5,2 milionë euro.

Importi “Duty free”

Kjo metodë e kontrabandës është e vjetër, por vazhdon të përdoret. Ekspertët e “Crown Agents” kryen një kontroll mbi veprimtarinë e flotës së anijeve shqiptare të peshkimit nga ku rezultoi se këto mjete përdoreshin për importimin e sasive të mëdha të karburantit “duty free” të ardhur nga portet e Italisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Të dhënat e marra nga Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe Sarandës treguan që në periudhën 1 janar – 12 mars 2015, kishin hyrë rreth 2 milionë litra karburant “duty free”, ku çmimi i blerjes së karburantit ishte shumë herë më i ulët se sa ai i marrë prej burimeve të ligjshme shqiptare. Indikatorë të qartë risku sugjeronin se këto importe karburantesh bëheshin për të shmangur taksat duke e shitur karburantin në mënyrë të paligjshme brenda vendit. Provat e mbledhura iu raportuan doganës nga “Crown Agents” së bashku me rekomandimet për të forcuar kontrollin e importit të karburantit. Në muajin korrik u prezantua një udhëzim i ri, i cili i detyronte pronarët e këtyre anijeve të peshkimit të regjistroheshin si taksapagues, të depozitonin një deklaratë doganore dhe të paguanin TVSH-në për çdo lloj karburanti të huaj ‘duty free’. Gjithashtu rregullat e reja kërkojnë që karburanti i importuar për anijet e peshkimit të jetë i shënjuar e i ngjyrosur për të lehtësuar identifikimin e statusit ‘duty free’ të këtij karburanti.

 

Gjetjet

Vendet ku kalojnë mallrat pa doganë

Nga kontrollet e ushtruara në 17 degët doganore, sipas “Crown Agents”, 32% e rasteve të shkeljeve janë zbuluar në Terminalin e Tiranës, 22% në Portin e Durrësit, 12% në Portin e Vlorës, 10% në Kakavijë, 6% në Shkodër, 4% në Morinë, 3% në Kapshticë, 2% në Aeroportin e Rinasit, 2% në Korçë, 2% në Elbasan, 2% në Fier dhe 3% në degët e tjera. Në një klasifikim tjetër të rasteve të kontrabandës dhe evazionit, “Crown Agents” i ndan shkeljet në: 36% gjetje gjatë kontrolleve në kufi, 24% që kanë të bëjnë me importin e përkohshëm, 24% të zbuluara në importet tregtare dhe 16% gjetje për mallrat e akcizës.

 

600 tonë

Alkooli industrial përdorej për pijet alkoolike

alkoolSipas “Crown Agents” u krye një ushtrim që bazohej tek analiza e riskut për të testuar zbatueshmërinë me legjislacionin vendas të importeve të alkoolit të ‘denatyruar’ (alkool industrial, i papërshtatshëm për konsum njerëzor) që ka detyrim akcize 0%. Një tregtar u identifikua se kishte importuar mbi 600 tonë produkt nga Serbia dhe SHBA. Një Njësi Operacionale e “Crown Agents” kreu një kontroll pas zhdoganimit. Auditi tregoi se alkooli i importuar nuk ishte denatyruar sipas ligjit dhe kështu ekzistonte rreziku se ishte futur në përdorim të gjerë të pijeve alkoolike.

 

20 mijë tonë

Mielli, vetëm në një rast evazion 1 milion euro

miellNga kontrollet dokumentarse, gjatë krahasimit të importeve dhe eksporteve të grurit të kryera nga një kompani shqiptare që importonte kryesisht nga Rusia, konstatuam mospërputhje të madhe të stokut. Duke qenë se gruri ishte importuar për t’u përpunuar dhe për t’u rieksportuar, ishte i përjashtuar nga detyrimet doganore. Kontrolli pas zhdoganimit mbi këtë kompani, i kryer nga “Crown Agents” identifikoi rreth 20,000 tonë grurë të padeklaruar (grurë që mungonte në magazinën e kompanisë) e që përbënte evazion të dyshuar të detyrimeve doganore në vlerën e 1 milion eurove.  Zamir Alushi shqip

Previous Post

Rusia i përgjigjet SHBA duke cituar ‘Shqipërinë’

Next Post

Bashkurti: Fushata shpifëse nisi nga Beogradi dhe Moska

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Bashkurti: Fushata shpifëse nisi nga Beogradi dhe Moska

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.