• Latest
  • Trending
  • All

REQUIEM PËR SKENDERBEN NË LONDËR.

18/01/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

REQUIEM PËR SKENDERBEN NË LONDËR.

18/01/2016
in Lajme

Nga Mal Berisha

Një kujtesë nga heroi!
Me datën 28 nëntor 2012, në nderim të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, mbas shumë përpjekjesh, arrita ta vendos bustin e Skenderbeut në Londër bashkë disa kolegë dhe me atdhetarë tjerë, i ndihmuar edhe nga autoritetet e Bashkisë së Uestministër. Për një diplomat shqiptar, në atë vit historik, kjo është arritja më e madhe e mundshme dhe për këtë jam shumë krenar. Por pas këtij akti atdhetar fshihet një veprim i shëmtuar i qeverisë së sotme shqiptare i cili mendoj se e vlen të njihet nga publiku ynë dhe tërë bashkëatdhetarët kudo që janë nëpër botë e veçanërisht ata në Mbretërinë e Bashkuar. Përpos vështirësive tjera proceduriale, vendosja e këtij busti kërkonte financim në dy pagesa:
1 – Pagesë për tokën ku është vendosur busti;
2- Pagesë për veprën artistike, modelimin, derdhjen në bronx, piedestalin, transportin dhe vendosjen aty ku është sot.
Vendi ku është vendosur busti u financua menjëherë nga qeveria shqiptare e asaj kohe, pasi autoritetet lokale londineze të Uestminster, nuk lejonin inagurimin e tij pa u bërë parapagimi. Mbetej të bëhej pagesa për shpenzimet tjera prej 8.000 Eurosh të cilat do t’i paguante Ministria e Kulturës së RSh në momentin më të parë. Meqenëse busti nuk mund të derdhej në bronx në fonderitë shqiptare pa u parapaguar, vendosa të merrja vetë hua 8.000 Eurot për të nderuar Heroin tonë Kombëtar dhe Bashkësinë Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo shumë iu dorëzua skulptorit Kreshnik Xhiku. Ky i fundit e përfundoi veprën, pa asnjë shpërblim për vete, si një patriot i vërtetë dhe busti arriti në Londër vetëm disa orë para inagurimit. Ndërsa 8.000 Eurot u përdorën për zërat e sipërpërmendur. Të dy mbetëm në pritje të përfundimit të procedurave nga Ministria e Kulturës. Nëse nuk do të veprohej kështu, ai bust nuk do të vendosej dot në atë kohë, e siç erdhën punët as edhe sot e kësaj dite. Për këtë, qeveria e mëparshme, megjithë vonesat burokratike, urdhëroi Ministrinë e Kulturës me VKM, nr 697, datë 16.08.2013 (bashkëngjitur). Vendimi u botua edhe në Gazetën Zyrtare, nr 140, datë 23 gusht 2013. Sipas ligjeve të shtetit shqiptar, çdo VKM i botuar në Gazetën Zyrtare është i detyrueshëm për zbatim. Por jo! Ka edhe qeveri që nuk i zbatojnë ligjet që botohen në Gazetën Zyrtare. Është kjo e sotmja që thotë se është Rilindje. Duhej të vinte një “rilindase” me bishtalec që e përdredh si Jelë përpara kamerave, që të urdhëronte zhdukjen nga raftet e Ministrisë së Kulturës komplet Dosjen e Skënderbeut, bashkë me tërë projektin, skicat, dokumantacionin… Për këtë e ndihmuan “rilindasit” që u gjetën në Ministrinë e Kulturës, shërbëtorë të gatshëm të tërë zotërinjëve, sapo ajo erdhi në detyrë. Një e-mail lidhur me këtë çështje iu drejtua asaj gruas me Jelë, në adresën e saj zyrtare, por ajo nuk iu përgjigj kurrë. Dhe kështu, pagesa për realizmin e kësaj vepre mbeti në llogarinë time personale, dhe VKM një dokument i pavlerë i shtetit shqiptar.
Nuk do ta kisha bërë publik këtë fakt, i cili me gjithë koston e lartë prej 8.000 Eurosh në llogarinë time, krejtësisht përtej mundësive të mia financiare të cilat ende nuk i kam shlyer, më nderon për atë që kam bërë, po mos të dilte në medjat shqiptare shpenzimi prej 36 milionësh për revistën “The Economist”.
Dua t’i kujtoj publikut shqiptar se në cilësinë e Ambasadorit Shqiptar në Londër kam pritur gazetar të njohur si Melissa Lamp, Editorin e revistës FIRST, gazetarin Michele Grimaldi i Daily Telegraph, e sa e sa të tjerë të cilët kanë ofruar shërbime kundrejt pagesave por që nuk kam pranuar kurrë të hy në asnjë negociatë financiare të kësaj natyre me ta. Promovimin e Shqipërisë në mënyrën më të shkelqyer e dëshmojnë artikuj gazetash dhe veprimtari të panumërta që kam realizuar gjatë shërbimit tim atje, por jo me taksat e shqiptarëve. Natyrisht duhej të largohesha unë, si pengesë, të ulej niveli i përfaqësimit në Ambasadë deri tek një këshilltare ekonomike, një mësuese biologjie fshati, e cila të pranonte të bënte gjëra të tilla me çelsin e Ambasadës në brez, dhe shumë tjera që bën kjo qeveri në Londër, për ta “Carë rrugën e korrupsionit të qeverisë shqiptare në Londër me Sterlina në dorë”.
Së dyti, gjatë shërbimit tim në Londër, u përpoqa të ndërtoja një traditë homazhesh tek ky bust. Dhe kur nuk mblidhja dot një masë të madhe njerëzish, e vizitoja vetë si përfaqësues i shtetit shqiptar, me kolegun tim, Ambasadorin e Kosovës në BM, vendosja një tufë me lule gjë që nuk u pa të ndodhte sivjet në atë vend.
Gjatë periudhës së shërbimit tim në Londër, atë bust e kanë vizituar, nderuar dhe vendosur lule drejtuesit e mëposhtëm të shtetit shqiptar:
1.- Dr. Sali Berisha, në atë kohë Kryeministër – vizite zyrtare
2.- Z. Bujar Nishani, në vizitën zyrtare si President i Republikës së Shqipërisë
3.- Zonja Josefina Topalli, në atë kohë Kryetare e Parlamentit të Shqipërisë, në vizitë zyrtare.
4.- Z. Alfred Moisiu, ish President i Republikës së Shqipërisë (udhëtim privat)
5.- Z. Pandeli Majko, ish Kryeministër i RSh (udhëtim privat)
Asnjë antar i kabinetit të sotëm qeveritar, as në vizita zyrtare dhe as private nuk e kanë vizituar atë bust deri më sot. Falemnderit nëse nuk e kanë mallkuar!
Asnjë prej tyre ende nuk ka shkelë në Ambasadën Shqiptare në Londër që kur erdhën në pushtet! No comment! Punët e shtetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar i bëjnë sekserët dhe kjo qeveri nuk ka nevojë as për Ambasadë!? Ndryshe do të kishte Ambasador pas tre muaj boshlleku. Vështirë të gjëndet një që zevendeson biologen. Gojët e “liga” thonë se është vend bosh, NË SHITJE. Kush jep më shumë e merr këtë pozicion! .
Çfarë të bejmë? Mbetet vetëm ta nderojmë Skenderbeun i cili frymëzoi Rilindjen Kombëtare Shqiptare dhe na dhuroi identitetin Europian me të cilin mburremi. Skënderbeu, edhe pse i heshtur atje në Londër, na ndihmon ta kuptojmë ku jemi. Qëndrimi i tillë ndaj kësaj vepre është vetëm një prej dëshmive të Rilindjes.
E prapëseprapë, bash për inat të atyre që e injorojnë atë bust, unë mbetem:
Proud to be Albanian!

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Previous Post

Përrallat e shitura për të vërteta të pamohueshme

Next Post

David Cameron: Test i detyruar anglishteje për emigrantët në Britani

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

David Cameron: Test i detyruar anglishteje për emigrantët në Britani

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.