Kryeministri Edi Rama postoi online një foto-album nga nisja e sezonit të ri në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.
Bëhet fjalë për një ekspozitë të Edi Hilës, me titull: “Vegime të Bulevardit”.
Rama thotë se kjo i kujton 21 janarin që po afron.
“Mbrëmë në çeljen e sezonit të ri 2016 në COD (Qendra për Hapje dhe Dialog në Kryeministri) me ekspozitën “Vegime të Bulevardit” nga Edi Hila. Përveçse një ekspozitë e denjë për çdo galeri e muze serioz të pikturës bashkëkohore në botë, edhe një atmosferë e jashtëzakonshme pasqyrash shpirtërore të bulevardit e godinave ikonike të tij, në vigjiljen e 21 janarit…”, shkruan Rama në FB.
Ndërkohë Linda u shfaq me një varëse me emrin e Zahos, djalit të çiftit kryeministror.







































