Sot LSI-a ka ka shprehur të gjitha pikat ku ajo nuk është dakord me qëndrimin e PS-së në një opinion që do ti bashkëngjitet draftit për reformën në drejtësi që do ti shkojë Venecias. Aty bie në sy një tjetër këndvështrim për mënyrën se si do tëorganizohet gjykata kushtetuese dhe ajo e lartë, për sistemin e karierës etj.
Megjithëse parimisht LSI e mbështet draftin, deputeti Braho që i paraqiti vërejtjet e partisë së tij tha se ka disa rezerva. “Ndahemi te sistemi i karrierës, duam që ai të jetë thelbi. Kemi mendim ndryshe për mandatin e institucioneve, riformulim tjetër për zgjedhjen e anëtareve të Kushtetueses, opsion tjetër për organizimin e Gjykatës së Lartë, ajo duhet te jetë një dhe e vetme, kemi gjykim tjetër lidhur me organizimin e prokurorisë si një organ te unifikuar. Nuk mund të këtë struktura te tjera qe raportojnë në Kuvend për sa kohë që këtë e bën Prokurori i Përgjithshëm dhe duam rritje të rolit aktiv të Ministrit të Drejtësisë”.
Pra sikurse shihet një nga pikat e forta që kërkon LSI-a është një prokurori e unifikuar.
Po çdo të thotë kjo?
Ky propozim synon të vërë nën ombrellën e prokurorit të përgjithshëm edhe krijesën e re që po kërkohet me forcë nga ShBA, njësinë gati të pavaruar anti korrupsion, që parashikon drafti i ri.
Me sa duket shefi i LSI-së Meta, i cili ashtu sikurse ka deklaruar dhe vetë i druhet një aleance kundër tij, për ta goditur si të korruptuar, është afishuar kundër vullnetit të aleatëve tanë perendimorë. Ai i druhet faktit se mos Rama përdor njësinë speciale antikorrupsion, edhe me bekimin e Donald Lu-së për ta kryqëzuar atë.
Prandaj për këtë do ta shmangë nga drafti përfundimtar një strukturë speciale jashtë kontrollit të Adriatik Llallës me të cilin thuhet se mban marëdhënie të shkëlqyera. Prandaj dhe spartak Braho deklaroi sot: “kemi gjykim tjetër lidhur me organizimin e prokurorisë si një organ te unifikuar. Nuk mund të këtë struktura te tjera qe raportojnë në Kuvend për sa kohë që këtë e bën Prokurori i Përgjithshëm”















