Në kulmin e negociatave dhe diskutimeve për reformën në drejtësi, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë të gjatë për Top Channel.
I pyetur nëse në kushtet e mosgjetjes së një dakordësie politike mes palëve për këtë reformë, a do të ishte zgjidha përmes referendumit?
Rama është përgjigjur në favor të tij.
“Për referendumin duhet dakordësia e dy të tretave të Parlamentit. Unë jam absolutisht pozitiv dhe i gatshëm të shkojmë në referendum nëse palët gjykojnë se populli duhet pyetur në këtë proces dhe në rast se dakordësia e plotë mes palëve që përfaqësojnë popullin në Parlament nuk është e mundur, ajo do të ishte rruga më e mirë e transparente për të gjitha palët, në mënyrë që secili të ndihet i qetë kur të ngrejë dorën për t’i dhënë votën dhe për t’i vënë vulën ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, ka thënë kryeministri.
Më tej Rama mohoi që puna për këtë reformë të jëtë në një ngërç. Sipas tij ngërçet dhe problemet janë sajuar vetë prej mediave.
















