Sekretari i Pergjithshem i LSI, Luan Rama, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka kerkuar nga kryeministri Edi Rama, qe te krijoje nje komision te posacem gjitheperfshires per festimet e 70 vjetorit te Clirimit te Shqiperise nga okupatori nazifashist.
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka folur për përgjimin mes Kastriot Ismailajt dhe Ilir Metës, një bisedë e vitit 2008 , por që është bërë publike në media ditët e fundit.
Në dokumentet e publikuara, Meta i kërkonte Ismailajt një shumë parash prej “200 mijë”, bisedë që Luan Rama e ka quajtur një “triller prostitutash”.
Në një prononcim për “ABC News”, ai tha se, vëmendja duhet të jetë tek reforma në drejtësi dhe problemet ekonomike të vendit.
“Nuk kam asgjë të veçantë për të komentuar perveçse e konsideroj të tërën triller prostitutash të keqpërdorura deri në neveri.
Më e keqja është rendja pas këtyre prostitutash që e bën edhe më të neveritshme. Vëmendja duhet drejtuar tek reforma në drejtësi, reforma të tjera të rëndësishme dhe çështja e shërbimit ndaj qytetarëve, situata ekonomike dhe ajo e krijuar prej përmbytjeve.
Pas ketij trilli nuk është askush tjetër veç atyre që nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veç se të protituojnë”,- tha Luan Rama.
















