Në një intervistë për mediat, kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur mbi realizimin e projektit për zgjatimin e Bulevardit, krijimin e një parkingu në këtë zonë si edhe zhvendosjen e godinës së Bashkisë Tiranë në këtë zonë.
Gjatë inspektimit të punimeve në këtë zonë (nga ish stacioni i trenit deri te Lumi i Tiranës), Veliaj u shpreh se në një nga segmentet e “Bulevardit të ri” do ndërtohet një godinë e madhe e cila do grupojë aty 28 zyrat që ka sot kryeqyteti të cilat kryejnë funksione të Bashkisë. Ndërkohë ndërtesa aktuale e Bashkisë do jetë ekzistuese, gjithesesi.
Kryetari i Bashkisë theksoi gjithashtu se brenda këtij viti, në zonën ku takohen Unaza me ish stacionin e trenit, do ndërtohet një parkim nëntokësor, me një kapacitet për 400 automjete.
Një tjetër çështje që pritet të zgjidhet këto ditë është ajo e shpronësimit të disa banesave që preken nga ndërtimi i “Bulevardit të ri”.
Kutjojmë që projekti për zgjatimin e Bulevardit do kalojë në dy faza, e para është faza e kryerjes së punimeve deri në zonën e Lumit të Tiranës dhe faza e dytë përfshin rehabilitimin e Lumit. Realizimi i këtij projekti do i japë frymëmarrje kryeqytetit.
















