• Latest
  • Trending
  • All

Ngjarjet më të vështira e të pazbuluara të 2015-s

29/12/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Ngjarjet më të vështira e të pazbuluara të 2015-s

29/12/2015
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Vrasjet e bujshme, atentatet me C4 e deri te grabitjet spektakolare dhe të dyshimta të parave gjatë transferimit nga bankat për në Rinas, kanë qenë ngjarjet kryesore, sipas kryepolicit të Tiranës. Në rrëfimin e tij për gazetën “Shekulli”, Ervin Hodaj, prej rreth 9 muajsh në krye të Policisë së Tiranës,, tregon për dy ngjarjet më të vështira të këtij viti, që, sipas tij, lidhen me një shkallë të lartë vështirësie për të zbuluar autorët. Gjithashtu në rrëfimin e tij, drejtori i Policisë së Tiranës e vë theksin në dëshirën që edhe në vitin 2016 të jetë po kaq e lartë zbulueshmëria e vrasjeve. Ai premton se edhe dy grabitjet e bujshme të bankave janë afër zbardhjes, pasi policia po kryen një paralelizëm veprimesh dhe mendohet se ka provat e duhura. Ndërsa në lidhje me zbulimin e atentateve me tritol, kreu i Policisë së Tiranës iu kërkon ekspertëve anti-eksploziv më tepër përkushtim në vendin e ngjarjes, pasi aty sipas tij është edhe çelësi i gjurmimit të së vërtetës.

Cilat janë ngjarjet më të vështirë që nuk janë zbuluar nga policia e Tiranës gjatë vitit 2015?

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Gjatë drejtimit tim në krye të Drejtorisë së Policisë Vendore të Tiranës, dy janë ngjarjet më të rëndë; grabitja e 3.8 milionë eurove në kryqëzimin e Qafë-Kasharit dhe atentati me tritol i efektivit të policisë ushtarake në rrugën e “Qelqit”, në zonën e Kombinatit. Këtë ngjarje kanë ndodhur në një hark të shkurtër kohor, por përsëri mund të them me bindje të plotë se jemi në rrugë të mbarë për t`i zbardhur ato. Ngjarjet që kanë impakt në publik dhe që janë më të vështira për t’u zbuluar nga ana policore, por edhe nga ana procedurale, janë ngjarjet me eksploziv. Për hir të së vërtetës këtë vit ka një ulje drastike krahasuar me një vit më parë, por përsëri zbulueshmëria, për shumë faktorë, pothuajse mbetet zero. Ka shumë vështirësi për të zbuluar një atentat me eksploziv, pasi provat shkatërrohen në momentin e shpërthimit, ndërsa autori nuk gjendet dhe largohet pa lënë gjurmë. Nga ana tjetër, personi që vendos të kryej një krim të tillë, qëndron gjithmonë në distancë, duke e aktivizuar mekanizmin shpërthyes me anë të një celulari dhe, prandaj e theksoj se, këtu duhet një punë më e madhe nga ekspertët anti-eksploziv për të mbledhur provat materiale në vendin e ngjarjes, të cilat më pas do të na çojnë në zbulimin e autorit.

Për grabitjen e 3.8 milionë eurove, deri ku kanë arritur hetimet dhe a mund të pohojmë se bëhet fjalë për të njëjtët grabitës që morën 2.5 milionë euro te banka afër stacionit të Trenit, më 13 shkurt?

Realisht është bërë një punë voluminoze e Drejtorisë së Tiranës e mbështetur edhe nga Drejtoria e Krimeve të Rënda. Kemi gjetur shumë prova në vendin e ngjarjes si makina e autorëve të grabitjes dhe më pas jemi duke shikuar rrugët që mund të kenë ndjekur grabitësit, si në momentin që i kanë bërë pritë autokolonës që transportonte para, po ashtu edhe mënyrë se si mund të jenë larguar nga vendi i ngjarjes. Mendoj dhe besoj se jemi në rrugë të mbarë, sepse kemi të dhëna shumë të forta për të mbërritur deri të autorët. Ndërsa për grabitjen e ndodhur më 13 shkurt në bankën e nivelit të dytë pranë Stacionit të Trenit, ne po i hetojmë paralelisht, por nuk kemi shumë të dhëna se këto dy grabitje mund të kenë lidhje të forta me njëra-tjetrën. Për mua si drejtues nuk më duket se është e njëjta “dorë” në të dyja grabitje, por më saktë do të flasim, kur të mbyllen hetimet dhe do të jenë ekspertët ato që do të bëjnë interpretimin e provave, nëse dy grabitjet janë kryer nga i njëjti grup kriminal.

Cilat do të jenë sfidat më të mëdha për policinë e Tiranës për vitit 2016?

Sfidat e policisë së Tiranës dhe të mijat personale për vitin 2016 do të fillojnë aty ku u mbyll viti 2015 pra; zbulueshmëria e atentateve me tritol. Duhet theksuar se, gjatë vitit që po lëmë pas, vetëm një rast të rëndë kemi, ku është dëmtuar personi me shpërthim, ndërsa pjesa tjetër e atentateve me eksploziv kanë ndodhur thjesht për shantazhe ndryshme ose dëmtim të automjetit. Unë dua që edhe në 2016 të kemi 100 për qind të zbulueshmërisë së vrasjeve, si në vitit 2015. Duhet përmendur ky fakt se Tirana ka pasur numri më të ulët të vrasjeve në këto dy dekadat e fundit dhe për këtë gjë më bën të ndjehem mirë. Dy kanë qenë ngjarjet më të rënda për 2015 në kryeqytet; vrasja e trefishtë të bulevardi “Zogu i Parë” dhe vrasja e dyfishtë që ndodhi te lulishtja e “1 Majit”. Në të dyja rastet autorët janë kapur në kohë rekord, duke mbledhur të gjitha provat dhe faktet dhe më pas janë dërguar përpara drejtësisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Meqenëse edhe dy ditë na ndajnë nga nata e ndërrimit të viteve, çfarë masash ka marrë policia Tiranës për festat e fundvitit?

Për festat e fundvitit është hartuar një plan-masash nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, e cila është përcjellë në 12 Drejtoritë Vendore në vend. Meqenëse policia e Tiranës ka pjesën e “luanit” si në festime, organizime, apo kështu edhe në fluks njerëzisht, atëherë edhe numri i punonjësve të policisë do të jetë edhe më i madh. Plani ka hyrë në zbatim nga data 25 dhjetor dhe është i ndarë në 3 pika. Pika e parë lidhet me parandalimit e ngjarjeve kriminale që mund të ndodhin gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve. Pika e dyta ka të bëjë me dislokimin e policisë së Rendit në vendet ku do të jetë i lartë përqendrimi i njerëzve si lokalet e natës, disko, pub-et, por edhe sheshet publike. Ndërsa pika e tretë, lidhet me Policinë Rrugore, e cila do të menaxhojë qarkullimin rrugor gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve.

Masat

Të paktën 70 për qind e efektivëve të Policisë së Shtetit do të jenë në detyrë natën e ndërrimit të viteve. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, ka nxjerrë një urdhër për të përforcuar masat në shkallë vendi, duke kaluar në gatishmëri të përforcuar. Për Policinë Rrugore, urdhri i nxjerrë detyron të gjithë efektivët që të jenë në detyrë në natën e ndërrimit të viteve. Policisë Rrugore i është kërkuar t’u vijë në ndihmë të gjithë përdoruesve të rrugës, në rast nevoje, dhe të kryejë kontrolle të rrepta për ata që do të drejtojnë mjetin në gjendje të dehur. Në urdhrin e drejtorit të Përgjithshëm thuhet se kërkohet marrja e masave në kufi, si dhe shtimi i sporteleve, duke eliminuar radhët. Numri një i Policisë së Shtetit u ka kërkuar patrullave të përgjithshme të intensifikojnë patrullimet e t’iu përgjigjen në kohë shqetësimeve të qytetarëve. Ndërkohë që strukturat kundër krimit të organizuar e krimeve të rënda, si dhe ato të krimit ekonomik duhet të jenë në detyrë për të parandaluar dhe goditur ndonjë veprimtari të mundshme të paligjshme, që mund të zhvillohet në pikat e kalimit apo në kufirin e gjelbër, duke përfituar nga fluksi apo nga ditët festive.

Previous Post

Shpërblimet, Rama: Ja skema e shpërndarjes sipas kategorive (Video)

Next Post

Gjykata lë të “lirë” Ismail Morinën

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Gjykata lë të “lirë” Ismail Morinën

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.