Ministria e Punëve të Jashtme rekomandon që shtetasit shqiptarë të jenë të kujdesshëm në udhëtimet që do të kryejnë me kompaninë ajrore “Wizz Air” nëpërmjet aeroporteve në Republikën e Maqedonisë.
MPJ-ja sqaron se kanë qenë të shumta rastet e ankesave të marra për shkak të moslejimit të imbarkimit të udhëtarëve shqiptarë, megjithë dokumentacionin e rregullt të udhëtimit dhe pasjen me bileta të vlefshme.
Ministria ka reaguar disa herë te përfaqësuesit e kompanisë dhe ka kërkuar të mos krijojë shqetësime për udhëtarët shqiptarë. Megjithatë, duke qenë kompani private, ky subjekt e kryen aktivitetin e vet në bazë të vendimeve të brendshme, që nuk ndikhen nga ndërhyrjet shtetërore.
















