• Latest
  • Trending
  • All

Princi Charles dekoron me shpatë oficerin e FSK-së si më i miri nga ndërkombëtarët

11/12/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 20 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Princi Charles dekoron me shpatë oficerin e FSK-së si më i miri nga ndërkombëtarët

11/12/2015
in Lajme

Pas 12 muajsh shkollim në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst, në Britaninë e Madhe, oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ismajl Hoxha fitoi shpatën për oficer-kadetin më të mirë në ndërkombëtar. Është hera e parë që një përfaqësues ushtarak nga Ballkani merr një çmim të tillë.

Në ceremoninë e diplomimit, në Sandhurst, Hoxha pati nderin që nga Princi Charles, të pranojë këtë çmim. Bashkë me të, sot diplomuan edhe dy oficerë të FSK-së, Fitore Fazliu dhe Besfort Kruma. I pranishëm në ceremoni ishte edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Grajçevci.

Në ceremoninë madhështore në këtë akademi, flamuri i Kosovës nuk ishte i vendosur sipas alfabetit, siç ka ndodhur në ceremonitë e kaluara. Sot, ai qëndronte i pari nga të gjithë flamujt e shteteve tjera pjesëmarrëse në akademi, transmeton kosovapress.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Për të ndjekur ceremoninë e diplomimit dhe paradën, ulëset e para ishin rezervuar për mysafirët nga Kosova.

Me të gjitha këto u tregua një respekt i veçantë për shtetin e Kosovës, meqë edhe përfaqësuesi i këtij shteti po del nga kjo Akademi me një çmim që askush nga Ballkani deri tani nuk ka arritur ta marrë.

Zakonisht, Princi Charles nuk merr pjesë në ceremonitë e diplomimit në RMAS. Por sot, ai qëndroi bashkë me oficerët që po diplomonin, aty ku u shkolluan edhe dy djemtë e tij.

Duke uruar të shpërblyerit, Princi Charles i Britanisë së Madhe, tha se kjo kohë kur kadetët po shpërblehen, është një kohë e vështirë e profesionit të ushtarakëve, pasi sipas tij shtyllat e rendit ndërkombëtar po sfidohen me ardhjen e një kulti vdekjeje dhe shkatërrimi, duke aluduar në militantët e Shtetit Islamik, të cilët ai nuk i përmendi me emër.

“Sot është ditë feste për të kumtuar arritje të mëdha të njerëzve që meritojnë urimet më të ngrohta. Ju po merrni çmimet tuaja në një kohë kur profesioni ushtarak po zhytet në ujëra të turbullta. Shtyllat e rendit ndërkombëtar janë duke u sfiduar si kurrë më parë gjatë gjithë jetës time. Në të njëjtën kohë një kult vdekjeje dhe shkatërrimi është duke defiluar nëpër tokat e vjetra duke joshur një numër të frikshëm të të rinjve që përfundojnë të vdekur. Në ballë të këtyre sfidave, vlerat tradicionale britanike – sjellja e ndershme, qytetërimi, një dozë humori në vështirësi – mbesin po aq të çmuara siç kanë qenë gjithnjë”, ka thënë Princi Charles.

Pas 12 muaj sfidë në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst, Ismajl Hoxha do të kthehet në Kosovë me shpatën të cilën e pranoi nga Princi Charles, dhe e cila dëshmon për përkushtimin dhe aftësitë që ai ka treguar në akademi gjatë shkollimit.

Institucioni ushtarak i njohur botërisht, vlerësoi lart performancën e oficerit të shtetit më të ri në Evropë.

Ismajl Hoxha tha se nuk është ndjerë asnjëherë më krenar, dhe i emocionuar tha se ka qenë një ditë e veçantë për atë në fund të përvojës së tij një vjeçare në akademinë ushtarake ku i pranishëm ishte edhe Princi Charles.
“Ka qenë një ditë e veçantë pasi Princi Charles ka qenë këtu. Zakonisht nuk ndodh një gjë e tillë, mirëpo kjo ka qenë hera e parë, u shpërblye me prezencën e princit Charles. E ka bërë këtë çështje edhe më të mirë dhe ndjehem shumë i kënaqur kur e kam marrë vesh që ka me qenë Princi, të njëjtën kohë e kam kuptuar që edhe do të shpërblehemi. Me të vërtetë është një ditë e veçantë për të gjithë ne. Do të kthehemi në FSK, do ta vazhdojmë punën që e kemi pasur pas diplomimit në FSK, udhëheqës i togut, kështu që pres edhe atje ta kem një eksperiencë shumë të mirë me të gjithë ata që kanë dëshirë të punojnë dhe po pres që për një kohë shumë të shkurtër të kthehemi dhe të fillojmë punën”, ka thënë kadeti i shpërblyer Ismail Hoxha.

Marrja e këtij çmimi dhe diplomimi i oficerëve të FSK-së, ka rëndësi të veçantë për komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtnant Rrahman Rama.

“Po ndihem shumë i nderuar dhe i privilegjuar që jam sot këtu në cilësinë e komandantit. Është nder dhe është ngjarje historike edhe për Kosovën, por edhe për FSK-në, familjen dhe të gjithë ne. Është një ndjenjë e veçantë kur në mesin e kadetëve më të mirë është fitues përfaqësuesi, kadeti ose përfaqësuesi i ri i Kosovës dhe kjo tregon se edhe ne si FSK jemi të barabartë me të gjitha shtetet. Është nder dhe privilegj. Ne i urojmë suksese kadetit Hoxha”, ka thënë komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.

Për të arritur në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Britanisë së Madhe, pjesëtarët e FSK-së është dashur që të kalojnë nëpër sfida të mëdha në Kosovë, në mënyrë që të arrijnë kualifikimin.

E këto seleksionime i bëri nënkoloneli David Jones. Në këtë ceremoni, ai ndjehet krenar, e sidomos për pjesëtarin e FSK-së që u shpërblye.

“Po isha pjesë e përzgjedhjes dhe ai ishte i mirë, shumë i talentuar, i përgatitur dhe shumë inteligjent. Dhe, e dija se do t’ia dalë. Kanë qenë 12 muaj të gjatë dhe sot ishte për mrekulli, që është shumë mirë për atë, për Kosovën, për familjen e tij. Ata mburren me të. Dhe unë ndihem shumë krenar sot. Ishte një ditë e mrekullueshme, një përfundim i mrekullueshëm pas 12 muajve, dhe ai ka karrierë të mirë para vetes në Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe i dëshiroj fa t”, ka thënë nënkoloneli Jones.

Pjesë e diplomimit ia arritën të jenë edhe një oficer nga Shqipëria dhe një oficere nga Maqedonia. E numri i përgjithshëm i të diplomuarve, sot në Sandhurst, është 120.

Akademia Mbretërore Ushtarake Sandhurst, e vjetër 200 vjet, nxjerrë të diplomuar oficerë nga vende të ndryshme të botës. Aty mësojnë si të përballen me operacione të ndryshme ushtarake dhe si të bëhen liderë të ardhshëm ushtarak. Prej aty, dalin oficerë, të cilët pastaj janë të gatshëm të rrezikojnë veten e tyre për të mbrojtur vendin dhe ushtarët e tyre.

Deri tani, në këtë akademi janë shkolluar 12 pjesëtarë të FSK-së, dhe një tjetër pritet të diplomojë në prill të vitit të ardhshëm.

Pas shkollimit një vjeçar që Ismajl Hoxha e përfundoi në Sandhurst, ai do t’i kthehet Kosovës, ku si komandant toge do t’i shërbejë FSK-së.

Ai shpreson që të gjitha përvojat që ka marrë në Sandhurt, t’i aplikojë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në Kosovë ai nuk do të kthehet vetëm si një oficer i diplomuar në Sandhurst, por edhe si fituesi i parë nga Ballkani, i shpatës për studentin më të mirë. koha.net

Previous Post

Nga aministia përfitojnë Tom Doshi dhe Mark Frroku

Next Post

Lidington, i zhgënjyer me pritjen që iu bë në Serbi kriminelit të luftës

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Lidington, i zhgënjyer me pritjen që iu bë në Serbi kriminelit të luftës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.