• Latest
  • Trending
  • All

Arvanitët e maleve – aty ku flasin hyjnitë

07/12/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Arvanitët e maleve – aty ku flasin hyjnitë

07/12/2015
in Aktualitet, Histori, Lajme

Sapo jam kthyer nga Greqia dhe padyshim, udhëtimi drejt Livadhjasë për të shkuar drejt fshatit Qiriaqi (apo Kiriaki siç e shkruante Eda Derhemi në një shkrim të saj, çka dhe u bë shkas që të nisem drejt atyre maleve) më kishte lënë mbresa të mëdha, për faktin se deri atëherë, fshatrat arvanitase i kisha parë në fushat e Atikës, Mandra-s, drejt Korintit apo drejt Livadhjasë e Beotisë, etj, por kësaj radhe, ata i gjeta majë malesh ku padyshim, vizitori që vjen nga larg bën pyetjen: përse vallë janë ngjitur arvanitasit deri këtu?

Caku, miku im i përhershëm i këtyre udhëtimeve nëpër Greqi, me të hyrë në zonën e Beotisë më tregonte në të djathtë atë fushë të madhe, që dikur kishte qenë kënetë dhe që quhej Kopaidha e që dikur banohej nga fshatarët arvanitas të Beotisë, Livadhjasë e çamët e ardhur dhe ku mushkonjat bënin kërdinë. Kishin qenë anglezët që e kishin tharë pas luftës së dytë botërore, duke e kthyer në një tokë bujqësore. Diku në një kthesë, Caku më tregon një bujtinë të këndshme. “Ja, dhe atje janë arvanitët.” Dhe ai më tregoi historinë e pronarëve të atij lokali, para se të shkonim drejt Livadhjasë dhe të ktheheshim majtas drejt maleve, nga Aliatros, Vaja, Petra (Guri) vende ku gjen gjurmët e arvanitasve. Është familja Halia që do të thotë i “dëshpëruar”, pasi kështu u kishte mbetur mbiemri tre vëllezërve arvanitas që ishin vendosur prej shumë kohësh këtu në Beoti, mes vreshtave dhe fushave të pambukut. Në vitet ‘70 të shekullit XX, fushat ishin të lulëzuara dhe të mbjella me karota, qepë, tërfil dhe se në kohën e presidentit Papandreu industria lulëzonte, por tashmë, shumë godina fabrikash e uzinash janë kthyer në karakatina që të lenë një shije të keqe e trishti. Vazhdojmë rrugën dhe marrim drejt maleve por më parë është miku ynë grek Kremidha (rakinë e ka të butë i ziu) që na tregon rrugën drejt Parnasit për të kaluar nga Xironomi, drejt Mavromatit që ndryshe do të thotë “syri i zi”. Më kot kërkojmë fshatin arvanitas Kukura, pasi që në vitin 1950 qeveria e ka hequr këtë emër arvanitas dhe e ka shndërruar me emrin e ri të fshatit “Agia Ana”, (Shën Ana), çka tregon vazhdimësinë e një politike asimilimi deri në emrat e dikurshëm të vendeve të banuara nga arvanitët, pa folur pastaj për shkollat e gjuhës arvanitase që nuk mund të imagjinohej). E megjithatë, arvanitasit përsëri e quajnë Kukura. Më së fundi, atje ku një tabelë na tregon udhën drejt Kiriaki (Qiriaqi) ne kthehemi djathtas dhe ngjitemi gjithnjë mes një pylli ullinjsh, i cili merr fund me shfaqjen e bredhave të parë në lartësi të madhe. Në Wikipedia, për fshatin thuhet se deri në vitin 1970 flitej si gjuhë e parë shqipja, por që tashmë flitej veçse nga mosha e thyer.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Arvanica e Zotërve

Kështu e quajnë arvanitasit e Qiriaqit këtë lëndinë të madhe majë malit të Elikonës, “Arvanica është vendi ku flet me Zotin”! Qiriaqi (nuk di pse më kujton mikun e dikurshëm, aktorin e mrekullueshëm, Agim Qiriaqi), është një vend që në dimër është i mbuluar nga dëbora, ndërkohë që stinët e tjera është një vend turistik ku ke dëshirë të ndalosh, pasi përreth syri të kap veç gjelbërim dhe bredha të lart, e ku padyshim qielli mbi kokën tuaj të afron me gjithësinë e fshatarët këtu i afron me Zotin. Restorantin e gjetëm mbyllur ndërkohë që imagjinon ata shqiptarë të ardhur shekuj më parë këtu, që siç dëshmohet nga librat e historisë dhe së pari nga Sathas në librin e tij Historia e Greqisë e 1889, kur ky vend i ishte dhënë me dekret nga Senati venecian (16 dhjetor 1550 e më pas 31 dhjetor 1554) një fisniku venecian që shërbente në Korfuz, dhe që quhej Niqifor Chiriachi, për shërbimet e tij ndaj Sinjorisë (Republikës veneciane) dhe ku ky fisnik do t’i detyrohej senatit me 8 dukate në vit. Kështu, një popullsi shqiptare më pas ka shkuar të popullojë këtë vend të rrethuar mes malesh, ashtu siç më parë, që në vitet 1300, kishin ardhur arvanitasit e Bua Shpatës e të tjerë në zonën e Artës apo të Peloponezit. Atëherë një pjesë e Greqisë ishte nën sundimin venecian dhe emrat e parë që përmenden janë Thodoro Kakosi, Guma dhe Nikolla Lusi, Dima Golemi, Zuan Plesa, etj. Por ky vend ishte bërë i famshëm vetëm në kohën e Revolucionit grek, kur arvanitasit e Qiriaqit e të Livadhjasë gjithashtu (ashtu si gjithë arvanitasit që jetonin në Greqi, së pari ata të Moresë, të ishujve Hidra, Specaj etj.,) u ngritën e luftuan kundër sundimit osman. Dhe Qiriaqi mburret me emrat e luftëtarëve të vet që i ka shkruar jo vetëm në librat e historisë por dhe në obeliskët e vet ku mund të lexosh emrat e Lluka Dholiani, Mitro e Gjergji Kocos, Dhimitri Jamakos, Mitro Kotai, Dhimitri Livadhitis, Lluka e Nikos Lazaru, Kosta Pulos, Pavlo Xhamalo apo Jorgo Jorgaqi, i cili që më 1822 kishte luftuar në Misolongji, Etoliko, Kravastera, Nafpatko apo Athinë. Më pas, dikush do të na tregojë dhe për Mustafa Gega nga Livadhjaja, i cili në vitin 1821 e la pasurinë e tij dhe shkoi të luftojë krah bashkëpatriotëve të tij, trimave si Karaiskaqi, Jani Gura apo Jani Notara. Një këngë popullore i këndohet dhe gruas së Jorgo Boçit, Dhespo Boçi, e cila pas ngjarjes heroike të grave në Zalongo, (1803) nuk i gjeti më burrin dhe djemtë dhe që më pas i rriti nipërit e saj për t’i çuar në beteja të tjera… Dhe kështu, duke menduar për këto histori të lavdishme të arvanitasve, në qafën e malit ndalojmë për të parë peizazhin e bukur të atij fshati të strukur në prehrin e atij mali që quhet Elikona. Aty janë shtëpitë e njohura historike, krojet e ndryshme që kanë emrat e tyre si “Kroi i Madh”, “Kroi i Stavros” apo “Kroi i Kardharasë”, siç shkruhen në gjuhën arvanitase, “Siriani” (Shën Jani), “drivani”, vendi ku hidhen vallet dhe këndohen këngë në fshat, “mathaika” (poshtë tavernës) apo ai vend që quhet “N’arat” (tek arat). Plakat edhe sot flasin “arvanitiko” dhe neve na pëlqen kur ndonjëra thotë “mbëj krin e fli” (bëj kryqin e fli”) apo “ç’ish moj nana”?… Është ditë e martë kur zbarkojmë në Qiriaqi, por banorët e vjetër të martës i thonë “emart”. Këtu të hënës i thonë “ehën”, të mërkurës, “emërkur”, të premtes “epremt” të shtunës “estun” apo të djelës i thonë “entiel”, etj, ashtu si dhe për muajt, ata kanë fjalët e tyre si “jenar”, “flevar”, “mars”, “maj”, “theristi” (qershor), “alonar (korrik), “gust, “triiti (shtator), “vjest” (nëntor), shënendre” (dhjetor)…

Në mes të fshatit, i cili ka rreth 2500 banorë dhe që ndodhet në lartësinë e afro 800 metrave, ndalesa e parë natyrisht është në klubin e tij, atje ku një rrap 160 vjeçar ngrihet madhështor me trungun e tij gjigant. Në hyrje të klubit, në mur, Thanasi, një burrë simpatik rreth të pesëdhjetave, ka vendosur një mori fotografish artistësh (nuk ka harruar të vendosë dhe Che Guevara-n), ku disa prej tyre janë arvanitas, siç është dhe Eli Lambeti një aktore nga Vilia (ku vjet plakat e fshatit na kënduan këngët e Moresë në arvanitika) apo Eleni Bukura (1821-1900), vajza e kapedanit të famshëm Jani Bukura, e cila ishte dhe e para piktore e Greqisë. Një nga personazhet e këtij vendi është padyshim shkrimtari Andrea Çura, një familje tradicionale mjaft e njohur këtu (e shikon atë në një foto të vjetër me ish-presidentin Papulias), i cili ka botuar dhe një libër, Kiriaki, ku shkruan për traditat dhe jetën e arvanitasve në Greqinë e vjetër e të re. Por që të njohësh vërtet jetën dhe historitë e këtyre njerëzve, duhet të hysh në shtëpitë e tyre, të bisedosh me të moshuarit, të shohësh albumet e tyre familjare, ku fytyrat e paraardhësve të tyre janë fiksuar në jetën e dikurshme të fshatit. Dhe fotografitë janë vërtetë mbresëlënëse, pasi fotografia me e hershme duket se është e viteve të para të shekullit XX. Sigurisht, historia e këtij shekulli, luftërat, djegia e fshatit nga italianët e më pas nga gjermanët, lufta civile (1946-1949) kanë lënë gjurmë të thella, memorial, por fotografitë familjare na zbulojnë jetën e përditshme dhe trashëgiminë e një bote në zhdukje, pasi askush nuk i ka ndihmuar që ta ruajnë të gjallë atë. Dhe përpjekja e Andrea Çuras është padyshim nga më shembulloret, në një kohë që ruajtja e kulturave dhe e gjuhëve popullore është një pasuri në këtë Evropë të Bashkuar siç duam ta jetojmë.

Historia e varreve

Pikërisht në Qiriaqi njihemi dhe me një histori interesante, edhe pse një histori që i takon së kaluarës. Është historia e Emin Korça apo Emin Veis Beu, siç quhej në fundin e shekullit XIX, (1875) kur ky funksionar i lartë i ushtrisë turke, e la Stambollin dhe zbarkoi në Korfuz për t’u lidhur me qeverinë greke në mënyrë që Greqia dhe Shqipëria të luftonin së bashku për një shtet të përbashkët shqiptaro-grek, duke pasur parasysh këtu rolin dhe kontributin e arvanitasve në historinë e re greke të Revolucionit dhe pas revolucionit. Por përpjekja e tij ishte e kotë, edhe pse ai u bë një nga guvernatorët ushtarak të Korfuzit. Por më vonë, tragjedia e goditi këtë njeri dhe politikan të shquar, 3 nga katër fëmijët i vdiqën dhe në dëshpërim të plotë, i zhgënjyer që nuk gjeti mbështetje, më 1877 vrau veten. Biri dhe gruaja e tij, Maria dhe Jorgo, u pagëzuan si ortodoksë. Vajza e Jorgos, Elenica, më pas do të ishte gruaja e një prej poetëve më të mëdhenj të Greqisë. Historitë janë të shumta këtu në Qiriaqi. Mjafton të shkosh në varrezat e fshatit dhe emrat e pllakave të mermerta të flasin për përkatësinë e tyre. Dhe nuk është për t’u habitur të gjesh dhe familje të quajtura Shkodra, Kriezoti, Kolias, Zona, Velios apo Kryemadhi, të cilat janë pjesë e historisë arvanitase të këtij vendi, e shqiptarëve të ardhur nga qytetet e hershme shqiptare. E padyshim atje janë të fshehtat e një jete që nuk mund të flasin më…

Largohemi nga Qiriaqi, duke lënë pas një vend që mban jo vetëm gjurmët e jetës arvanitase por dhe gjurmë shumë më të lashta, ato të Fligonios antike, kur Kserkes që kishte ardhur të luftonte ushtrinë greke e kishte shkretuar dhe djegur këtë vend, edhe pse majë malesh. E habitshme që dhe këtu, dhe në këto maja të larta, historia është gjithnjë e pranishme… por dhe sa kohë do të flitet ende për arvanitasit këtu? Edhe sa kohë do të flitet ajo gjuhë që ka mbijetuar në pesë shekuj radhazi?… Kjo është një sfidë jo e kohës por e politikës… edhe pse duke zbritur ato shkrepa kam qejf ta këndoj një këngë “agapi” të popullit grek.

ar1

ar2

ar3

ar4

Previous Post

“Ditë kafenesh”

Next Post

PD do protestojë deri në mesnatë? Ja si do ‘i zbusë’ Rama

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

PD do protestojë deri në mesnatë? Ja si do ‘i zbusë’ Rama

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.