Nga Spartak Ngjela
Të gjithë nderkombetaret janë në emërues të perbashket: s’ka anëtarësim në Bashkimin Europian nëse nuk bëni reformën në drejtësi. Mos hapje e negociatave është humbje e madhe për Shqipërinë. Gjendja ekonomike nuk ka asnjë shpresë. Qeveria është pa para edhe pse me mendjelehtësi mendoi që ta hidhet situatën duke zhvatur kapitalin e vogël dhe të madh që punon pa lodhur në Shqipëri. Një qeveri pa para quhet e falimentuar. Atëherë pse nuk shpall reformën në drejtësi, që të krijojë mundësinë ekonomike për shqiptarët e varfër dhe pa shpresë? Sepse atë reformë nuk e do korrupsioni. Cilët janë.? Meta kryesori- një hajdut ordiner. Pastaj me radhë shoket: Berisha me te gjithë taborin e tij…E te tjerë e të tjerë. Gjyqtarë e prokurorë.
Të gjithë bashke; i gjithë korupsioni disponon sot 500 milionë Dollarë. Që iu është kapur si shumë.
Kurse shqiptarët po çmenden nga depresioni që i shtyp me pashpresë. “Si s’keni turp” i tha Zëri I Amerikes Metës. Kur ua thotë. Ia thotë në fakt popullit shqiptar, i cili është në zgrip të shkatërrimit nga banditet që e qeverisin. Gjithçka tani rshte e qartë. Shqipëria është në prag të perplasjes.















