TIRANË – 70-vjetori i krijimit të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Rusi u perkujtua te merkuren në Muzeun Historik Kombëtar ne Tirane. Ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri, Alexander Karpushin, shpërndau disa çmime , ku njëri prej çmimeve qe firmosur nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Ambasadori Karpushin u shpreh gjatë fjalës së rastit se shoqata ka një kontribut të madh në marredhëniet midis dy vendeve.
“Veprimtaria e kësaj shoqate, sjell më afër dy popujt tanë, të cilët janë mjaft të ngjashëm në kulturë dhe tradita, por që kanë kalur gjithashtu edhe periudha të vështira. Rusët dhe shqiptarët, vijoi ambasadori, janë popuj të ngjashëm jo vetëm nga historia apo karakteristikat dhe veçoritë, por edhe nga rëndësia që i kushtojnë miqësisë.
Prof. Dr. Avni Xhelil, kreu i shoqatës “Miqësia Shqiptaro-Ruse”, u nderua gjatë mbrëmjes me dy çmime dhe vlerësime prestigjioze. Sergej Kuleshef, pedagog i gjuhës shqipe në Moskë dhe kryetari i shoqatës së miqësisë “Rusi-Shqipëri”, tregoi per “Gjirokastra, në motivet e Ismail Kadaresë, një film qe duan ta realizojne ne qytetin e gurte dhe per te cilin do te takojne edhe shkrimtarin e madh. Gjatë aktivitetit u çel ekspozita e fotografëve amatorë shqiptaro-ruse.



















