Qeveria shqiptare e ka shpallur 16 nëntorin ditë zie kombëtare, në respekt e nderim të viktimave të sulmeve terroriste, të ndodhura mbrëmjen e së premtes në Paris.
Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri në gjysmështizë dhe në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje.
Duke i dënuar me forcë aktet terroriste, qeveria shqiptare thekson se mbetet thellësisht e angazhuar në luftën kundër terrorizmit
















