“Kandidati“ i Ben Blushit rezulton ndër librat më të kërkuar në panairin e 18-të librit. Vetëm në dy ditë rezultojnë qindra kopje të shitura.
Ben Blushi provokon sërish me romanin “Kandidati”. Romani i tij më i fundit rezulton ndër librat më të kërkuar në panairin e 18-të. Lexues të grupmoshave të ndryshme preferojnë librin e Blushit, për shkak të stilit dhe pse jo i kureshton edhe fakti se si perceptohen zgjedhjet nga një politikan.
Pak ditë nga dalja e librit, rezultojnë qindra kopje të shitura. Kandidati i Blushit merr përsipër të na tregojë se si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri.
Bëhet fjalë për njërin nga kandidatët për Bashkinë e Basenit, i cili vdes papritur, para hapjes së fushatës zgjedhore dhe, megjithatë, fiton. Ai quhet Kadim Sedini dhe konkuron për kryetar Bashkie në qytetin e Basenit.
Emri ngjan shumë me atë të Qazim Sejdinit, që rifitoi Bashkinë e Elbasanit, ku Blushi është deputet.
Ironi mbi një sfond politik tepër cinik. Lexuesi do të kuptojë përmes ngjashmërisë së fonemave me njërin nga qytetet fare pranë Tiranës.