Kosova zë vendin e parë në Ballkan për përfitime nga ndihmat ushtarake amerikane.
Sipas të dhënave për ndihmat ushtarake amerikane, të publikuara këto ditë, Izraeli ende zë vendin e parë në botë, kurse në Ballkan është Kosova ajo që përfiton më së shumti nga ndihmat financiare amerikane për ushtri.
Kosova, edhe pse nuk ka ende ushtri, merr ndihma financiare për krijimin e ushtrisë në vlerë më të madhe se të gjithë fqinjët e vet.
Sipas një tabele të botuar në mediet amerikane, nga të gjitha shtetet fqinje, Republika e Kosovës është përfituesja më e madhe e ndihmave ushtarake në mjete financiare dhe mjete ushtarake.
Gjatë vitit të kaluar, Kosova ka përfituar 4 milionë euro donacione për ushtri, ndërsa Shqipëria ka përfituar 2.6 mionë, Maqedonia 3.6 milionë, Serbia 1.8 milionë dhe Mali i Zi 1.2 milionë
Në nivel të kontinentit evropian, Kosova është vendi i gjashtë përnga shuma e ndihmave ushtarake, pas Polonisë, Rumanisë, Bullgarisë, Ukrainës dhe Bosnjës.
Këto ndihma janë të dedikuara për FSK-në dhe në to nuk përfshihen shpenzimet e prej qindra milionë eurosh për trupat e KFOR-it në Kosovë.
















