Ish presidenti Ibrahim Rugova shume vite me parë, atëherë kur te tjerët nuk kishin guxim ta përmendnin as fjalën Republike, ai i deklaroi për gazetës gjermane Der Spiegel në vitin 1992 se Bashkimi me Shqipërinë është synim i yni i natyrshëm ….i gjithë trojeve shqiptare.
Spiegel: Sa janë gjasat që Serbia mund të bie dakord për kërkesën e juaj për një shtet të pavarur të Kosovës?
Rugova: Alternativa jonë do të jetë për Serbinë e padëshirueshme – domethënë një pikë e nxehtë e përhershme brenda kufijve të saj. Ne do të jemi të përgatitur për shtetin neutral dhe për momentin jo për ndonjë bashkim me Shqipërinë. Megjithatë, lidhja (bashkimi) me Shqipërinë, pa dyshim, është objektivi ynë natyror.
















