Tarifa për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit do të jetë nën 5 euro. Kjo shumë është propozuar nga kompanitë që kanë paraqitur ofertën për marrjen e këtij koncesioni. Në një prononcim për mediat, Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto tha se janë dy kompani dhe janë duke u vlerësuar oferatat e tyre.
Edmond Haxhinasto: Janë dy kompani që kanë paraqitur ofertën. Ofertat e tyre janë duke u vlerësuar nga grupi i ngritur për këtë qëllim, nën asistencën e IFC që është pjesë e BB dhe mund të them që në këto moment po realziohen disa sqarime për fertën e kompanive dhe shume shpejt komisioni do të dalë me një vendim të cilësisë së ofertës, interesit publik dhe sigurisht nivelit të saj në sensin se kush mund të jetë fituesi i këtij koncesioni.Tarifa e propzuar është nën 5 euro
Ndërsa në lidhje me Informalitetin në shërbimin taksi, Haxhinasti tha se mbetet një shqetësim. Ai kërkoi një koordinim të punës në mënyrë që të vendoset rregull në këtë transport për t’i shërbyer qytetarëve me kosto më të ulët dhe me një shërbim të sigurt.
Edmond Haxhinasto: Shqetësimet paraqiten që formaliteti vazhdon. Kjo është një detyrë që qëndron para nesh për ta realizuar. Edhe drejtori i përgjithshëm të shërbimit të transportit e ka shënuar këtë fakt. Janë bërë penalizime për shkelësit e rregullave.
Kërkohet një koordinim i punës për vendosjen e rregullit në këtë sektor. Të gjithë sëbashku të forcojmë koordinimin për të rregulluar këtë anomali, me qëllim që këtë shifër të lartë ta ulim sepse nuk është cështje që ne garantojmë disa gjoba më shumë, por rregullimi i tregur rregullon shërbimin ndaj qytetarit.
Nëse ka informalitet qytetari nuk do të shërbehet siç duhet, mund të abuzohet me çmimin.
Kreu i dikasterit të Transporteve edhe njëherë bëri thirrje për përdorimin e taksimetrit, pasi vetëm kështu nuk mund të ketë abuzime. Ndërsa në lidhje me tarifat, Haxhinasto tha se e vendos shoqata bashkë me autoritetin e liçensimit.
Edmond Haxhinasto:Vendosja e taksimetrit është detyrim që me marrjen e licencës për taksi. Një pjesë e kanë të vendosur, por nuk e kanë të gjithë funksional. Janë gjetur 20 taksi pa taksimetër funksional. Të kontrollohet mënyra si taksitë operojnë brenda zonës së juridiksionit të tyre.
Shumë e rendësishme që taksite të mos komprpmetojnë tregun që të kemi një situatë ligjore dhe i krijon operatorëve te taksive në treg të bëjnë planet e tyre të biznesit.
Është shumë për të bërë, po jam i bindur që edhe nga ana e ministrisë dhe nga Shërbimi i transportit do të ketë një forcim të punës. Të respektohen kërkesat ligjore përsa i takon operimit, taksimetrit, komoditetit dhe rregullave të tjera për t’i forcuar qytetarëve një shërbim të sigurt jo abuziv dhe me kosto të ulët.
Masat për këtë janë të shkruara në rregullore. Kostoja vendoset nga ana e shoqatës me autoritetin që bën licensimin e tyre. Ne nuk ndërhyjmë. Nëse respektohet përdorimi i taksimetrit nuk do të ketë asnjë lloj shqetësimi nga ana e qytetarëve.
Ora News
















