Kombëtarja shqiptare e futbollit, është nisur paraditen e sotme nga aeroporti i Jerevanit në drejtim të Tiranës. Kuqezinjtë pritet të mbërrijnë në kryeqytet rreth orës 13:00, ndërkohë që shumë qytetarë kanë njoftuar se do të jenë në Rinas për të pritur ekipin.
Mbrëmë kombëtarja shqiptare fitoi ndaj Armenisë me rezultatin 0:3 dhe në sajë të këtij rezultati mundi të arrijë kualifikimin historik në “Euro 2016”.
Ndërkaq, “Digitalb” ka njoftuar se në orën 14:00, në Sheshin “Nënë Tereza”, në “Digitalb Arena” do të nisë një koncert madhështor, bashkë me heronjtë e kombëtares Kuq e Zi, për të festuar të gjithë kualifikimin e Shqipërisë në “Euro 2016”.















