Sipas gazetë serbe ‘Kurir’, Ministria e Jashtme e Serbisë i ka dorëzuar një notë proteste ambasadorit tonë në Beograd, Ilir Boçka pas incidentit të ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku autobusi me të cilin udhëtonte kombëtarja serbe është goditur me gurë.
Sipas ministrisë së jashtme serbe, ‘incidenti dëshmon për neglizhencë serioze të shërbimeve kompetente në Shqipëri për organizmin e kësaj ndeshjeje’.
Përkundër faktit se është një event me rrezik të lartë, incidenti dëshmon për neglizhencë serioze të shërbimeve kompetente të Shqipërisë në organizimin e kësaj ndeshjeje futbolli. Republika e Serbisë, pret dhe kërkon që ekipit serb të futbollit t’i garantohet plotësisht siguria gjatë qëndrimit në Shqipëri dhe që ndeshja të luhet e qetë”, thuhet në deklaratë.
Serbia ka kërkuar zbardhjen e menjëhershme të ngjarje dhe arrestimin e dënimin e personave që qëlluan mbi autobusin e lojtarëve serbë.
















