Kur na ndan vetëm një ditë nga ndeshja historike mes Shqipërisë dhe Serbisë, trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi në një konference për mediat, ka deklaruar se e ka gati skuadrën për sfidën ndaj Serbisë dhe se lojtarët tanë do të futen në fushë për fitore.
Trajneri i Kombëtares shqiptare e ka cilësuar normal tensionin, ashtu si para çdo sfide tjetër, ndërsa ka siguruar se skuadra është gati për të përballuar rivalin.
“Të gjitha lojtarët janë të gatshëm për sfidën e nesërme. E dimë që kundërshtari është i fortë, por ne e kemi studiuar mirë. Kemi ekip të mirë, askush nuk na ka falur gjë deri më tani. Ne futemi në fushë vetëm për fitore”, tha De Biasi, i cili e ka cilësuar këtë ndeshje vendimtare për kualifikimin e Shqipërisë në Europian.















