Filmi “Burrnesha”, i cili rrëfen jetën e Hanës, një jetime e rritur nga axha i saj, i cili vendos ta kthejë në burrë, ashtu siç thotë Kanuni, është duke garuar për të përfaqësuar Italinë në kategorinë e filmave të huaj në “Oscars” 2015. Hana e shndërruar në Mark është protagoniste në “Burrnesha”, apo “Sworn Virgin”, film ky i bazuar në romanin e Elvira Dones, me po të njëjtin titull. Nën regjinë e Laura Bispuri dhe skenar të Francesca Manieri, “Burrnesha” ka pasur premierën botërore në edicioni e 65-të të “Berlinale”. Filmi një bashkëprodhim me fonde nga Shqipëria, Kosova, Italia dhe Zvicra, në edicionin e 88-të të këtij eventi janë gjithsej nëntë filma, që janë futur në rrethin e ngushtë të përfaqësimit të Italisë në nominimet për “Oscars”, ku do të përfshihen filmat më të mirë në gjuhë të huaj.
Përveç filmave “Latin Lover”, “Leopardi”, “My Mother”, “You can’t save yourself alone”, “Per amor vistro”, “The wait” “Blood of my Blood” dhe “Non essere cattio”, filmi “Burrnesha” me regji të Laura Bispurit është pjesë e kësaj gare. Më 28 shtator 2015 do të zgjidhet filmi më i mirë. Juria përbëhet nga Nicola Borelli, Nicola Piovani, Stefano Rulli, Gianni Canova dhe Natalia Aspesi.
“Burrnesha” është i mbështetur në romanin e Elvira Dones dhe flet për Hana Dodën, e cila, ende një vajzë e vogël, braktis fatin e saj për të mos qenë thjesht një bashkëshorte e shërbëtore, një detyrim ky për gratë në malet e ashpra të Shqipërisë. Duke ndjekur udhëzimet e ungjit të saj, i bindet ligjit tё vjetër të Kanunit, i cili iu jep grave mundёsinё për të jetuar të lira si burrat, duke pasur një pushkë, për të marrë në këmbim betimin e virgjërisë së përjetshme. Hana, me emrin e ndërruar në Marku, bëhet një “virgjëreshë e betuar”.
Italia ka fituar për filmin më të mirë të huaj në “Oscars” gjatë viteve 1963, 1964, 1970, 1971, 1989, 1998. Ndërsa filmi “Burrnesha” vjen si bashkëpunim edhe i dy shtëpive filmike shqiptare, ku përfshihet edhe “Erafilm” me producentë Sabina Kodrën dhe Robert Budinën. Filmi ka si protagonistë, jo vetëm autorët italianë, por edhe teknologjinë italiane, zvicerane e gjermane.
Për realizimin e tij kanë ndihmuar kompanitë italiane “Vivo Film” me producentë Gregorio Paonessa dhe Marta Donzelli; “Colorado Film Producion” me producent Alessandro Usai; si dhe “Bord Cadre Film” (Zvicër) me producent Dan Wechsler; “Match Factory” (Gjermani) me producentë Michael Weber e Viola Fügen. Nё rolin kryesor luan aktorja italiane Alba Rohrwacher, e cila nё katër festivalet e fundit nё Venecia ka fituar tri herё si aktorja mё e mirё dhe nё karrierёn e saj numëron mbi 20 çmime tё rёndёsishme ndёrkombёtare.
Në rolet tjera janë aktorët shqiptarë si Flonja Kodheli, e cila ka luajtur në filmin francez “Jashtë Mureve”, në “Amsterdam Express”, si dhe në rolin kryesor në filmin “Bota”, pastaj luan edhe aktori Bruno Shllaku i njohur për filmat “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Gjaku i Arbrit”, etj. Gjithashtu luajnë dy aktorë të njohur kosovarë si Luan Jaha dhe Ilire Vinca Çelaj. Marrin pjesë edhe dy vajza tё reja nga Valbona e Tropojёs, Drenica dhe Dajana Selimaj.


















